Sot është - E Premte | Data: 29-March-2024 | Ora: 11:09
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Kuptimi i Dëshmisë La ilahe il-lAllah



Kuptimi i Dëshmisë La ilahe il-lAllah
 
Ka thënë Shejkhul-Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë: "El-Ilah (i adhuruari) është el-Ma’luh (ai që adhurohet).
Dhe el-Ma’luh është i vetmi që e meriton adhurimin.”

(Mexhmu’ul-Fetaua (10/249) dhe (13/200) dhe Iktida’us-Siratil-Mustekijm )(fq. 461).
 
 
Ka thënë Imam Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë: "La ilahe il-lAllah: (Do thë thotë) se askush nuk e meriton adhurimin përveç Allahut.” Tefsiri i Kurtubiut (2/291).

 
Ka thënë Imam Hafidh el-Hakemi, Allahu e mëshiroftë: "Kuptimi i dëshmisë La ilahe il-lAllah është: Nuk ka të adhuruar që e meriton adhurimin me të vërtetë,me drejtësi
përveç Allahut (la ma’bud bi hak illAllah).
”Ma’rixhul-Kubul (2/416) e Hafidh el-Hakemit
 
 
Ka thënë Imam Abdu-Rrahman Ibn Hasen Alush-Shejkh, Allahu e mëshiroftë: "Dhe kuptimi i dëshmisë La ilahe il-lAllah është: Nuk ka të adhuruar që e meriton adhurimin me të vërtetë, me drejtësi përveç Allahut (la ma’bud bi hak
il-lAllah).”Fet-hul-Mexhijd (fq. 52)e Abdu-Rrahman Ibn
Hasen Alush-Shejkh.


Dhe Allahu i Lartësuar ka thënë:
 
"Atëherë, dije se nuk ka zot tjetër pos All-llahut,
(La ilahe il-lAllah)". [Muhamed:19]
 
Fjalët që u përmendën më sipër nga dijetarët e hedhin poshtë njëherë e mirë shpjegimin që i kanë bërë disa njerëz që nuk kanë dije dhe njerëzit e devijuar që pasojnë bidatet dhe shpikjet në fe, të cilët thonë se kuptimi i dëshmisë La ilahe il-lAllah do të thotë se nuk ka zot tjetër përveç Allahut.
 
 
Edhe idhujtarët në kohën e Profetit, sal-Allahu alejhi ue sel-lem, e besonin Allahun dhe ekzistencën e Tij, e besonin se Ai është Krijuesi, Sunduesi, Sistemuesi i të gjitha çështjeve, por prapëseprapë ky besim nuk u bëri dobi dhe Allahu i Lartësuar i quajti ata mosbesimtarë.
 

 
Allahu i Lartësuar ka thënë për idhujtarët:
 

Nëse ti i pyet ata: Kush krijoi qiejt e tokën? Me siguri do të thonë: "All-llahu!” Thuaj: "All-llahut i qoftë lavdërimi!” [Lukman, 25]
 
"Thuaj: "Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zot i Arshit të madh?” [Mu’minun, 86]
 
 
"Thuaj: "Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e toka, kush e ka në dorë të dëgjuarit e të pamët (tuaj), kush e nxjerr të gjallin nga i vdekuri e kush e nxjerr të vdekurin nga i gjalli, kush rregullon çdo çështje?” Ata do të thonë: "All-llahu”. [Junus, 31]
 
 
Kështu që ky shpjegim është i pavlerë dhe i pabazë sepse ajo çfarë e bën dallimin midis besimit të Muslimanit dhe besimeve të Bektashinjve, Katolikëve, Protestantëve, Orthodoksëve, Çifutëve dhe shumë sekteve të ndryshme fetare është pikërisht njësimi i Allahut të vetëm në adhurim e jo vetëm ta njësosh Atë si Krijuesin dhe
 
 
Sunduesin i qiejve dhe tokës dhe gjithçka që ekziston,
sepse të gjitha këto fe apo sekte e njohin dhe e pranojnë ekzistencën e Krijuesit apo Zotit porse fatkeqësia dhe padrejtësia e tyre qëndron në atë se ata adhurojnë të tjerë përveç Allahut apo edhe i adhurojnë të tjerët bashkë me Allahun.
 
 
"(përkujtoju popullit tënd) Kur Llukmani duke e këshilluar, birit të vet i tha: "O djali im, mos i përshkruaj All-llahut shok, sepse idhujtaria është padrejtësi më e madhe!” [Lukman, 13]

  
Poashtu, ka prej atyre që thonë se dëshmia La ilahe il-lAllah do të thotë se Allahu është i adhuruar, porse edhe ky shpjegim është i kotë dhe e lë të hapur derën e adhurimit të të tjerëve bashkë me Allahun.
 
 
Shumë njerëz adhurohen sot, të gjallë apo të vdekur qofshin ata, dhe shumë sende, xhinë melekë, profetë adhurohen, porse ata nuk e meritojnë këtë adhurim.
 
 
Prandaj nuk mjafton që Allahu të adhurohet ose të njihet Ai si i adhuruar, porse duhet medoemos që t’i mohoet adhurimi çdokujt tjetër pas Tij sepse adhurimi është një e drejtë e veçantë vetëm për Të dhe askush nuk meriton të adhurohet dhe nuk ka të drejtë që të adhurohet,qoftë ai ëngjëll, xhin, profet, njeri i mirë, hoxhë a prift, këngëtar apo aktor, gurë a pemë, hëna apo dielli…etj.
 
 
"Kjo, ngase All-llahu është Ai i vërteti, dhe atë që lusin ata pos Tij është e kotë. All-llahu është vërtet Ai i larti, i madhi".[Haxh, 62]
 
 
Poashtu, një tjetër shpjegim i gabuar është dhënë për dëshminë La ilahe il-lAllah, i cili ka ardhur nga grupet dhe sektet bashkëkohore të cilat thërrasin për revolucione dhe rebelime kundër qeverive dhe mbretërive, me qëllim marrjen e pushtetit, duke e bërë këtë me pretendimin se kuptimi i vërtetë i kësaj dëshmie është se nuk ka gjykues dhe ligjvënës tjetër përveç Allahut,
 
 
ose më saktë, askush nuk duhet të gjykojë me ndonjë ligj tjetër përveç ligjit të Allahut, prandaj Muslimanët duhet të bëjnë kryengritje të armatosur për t’i rrëzuar nga pushteti këto qeveri apo mbretëri.
 
 
Padyshim se gjykimi me Sheriat është një formë adhurimi ndaj të vetmit Ligjvënës, Allahut të Plotëfuqishëm, porse e vërteta është se kuptimi i dëshmisë La ilahe il-lAllah i përfshin të gjitha llojet e adhurimit dhe prandaj nuk mund të lihen jashtë kuptimit të kësaj dëshmie edhe format e tjera të adhurimit si namazi, kurbani, lutja, tauafi etj, dhe të kufizohet kuptimi i saj vetëm tek çështje që kanë të bëjnë me gjykimin dhe ligjvënien.
 
 
Kjo padyshim është gabim dhe bidat, shpikje e pabazë në Islam sepse mjafton të hedhin shikimin tek biografia e Pejgamberit, sal- Allahu alejhi ue sel-lem, dhe do të shohim se ai i thirri njerëzit për 13 vjet në Mekke që ta adhuronin Allahun të vetëm e t’i largoheshin adhurimit të idhujve, ndërsa çështjet e ligjvënies dhe gjykimit me
 
 
 
Sheriatin e Allahut u konsoliduan më vonë, pasiqë Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ue sel-lem, ishte shpërngulur për në Medine dhe Muslimanët kishin arritur pjekurinë dhe fuqinë e duhur në Fenë e tyre.

Lexuar: 9151 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 23-February-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |