-- ** EL_KALEM **--
Sot është - E Premte | Data: 24-Marsë-2017 | Ora: 15:13
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Kushti i Dytë : Bindja [el-Jekijn]



Kushti i Dytë : Bindja [el-Jekijn]
 
 
Bindja është kushti i dytë i dëshmisë La ilahe il-lAllah, kusht i cili e hedh poshtë dyshimin (shekk) dhe kërkon që po e thotë këtë dëshmi duhet të jetë i bindur për kuptimin që ka kjo dëshmi, në mënyrë që të zhduken të gjitha dyshimet dhe lëkundjet që t’i përshpërit Shejtani apo që mund të
lindin në mendjen apo në zemrën e tij rreth kësaj dëshmie.
 

 
Argument për sigurinë është thënia e Allahut të Lartësuar në Kur'an:
 
 
"Besimtarë janë vetëm ata që i besuan All-llahut, të dërguarit e Tij, e mandej nuk dyshuan dhe për hir të All-llahut luftuan me pasurinë dhe me jetën e tyre. Të tillë janë ata të vërtetit".[Huxhurat: 15]
 
 
Në këtë ajet Kur'anor Allahu i Lartësuar e ka bërë bindjen kusht për besimin e vërtetë sepse ai që ka dyshime në besimin e tij është prej hipokritëve (Munafikëve).
 
 
Argument tjetër për sigurinë është edhe hadithi që e transmeton Ebu Hurejra, radij-Allahu anhu, i cili thotë se i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë (në kuptimin e hadithit):
 
 
"Ai rob që e takon Allahun duke dëshmuar se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se unë
jam i Dërguari i Allahut, duke mos patur dyshim në to, do të hyjë në Xhenet.
Transmetuar nga Muslimi
 
Gjithashtu, në një hadith të gjatë që e transmeton Ebu Hurejra, radij- Allahu anhu, i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:
 
 
"…çdo person që do ta takosh pas këtij muri, i cili dëshmon se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe zemra e tij është e sigurt për këtë, përgëzoje me Xhenet.”Transmeton Muslimi.

Pra, njerëzit me besim të vërtetë janë vetëm ata që besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij duke mos patur kurrfarë lëkundjeje ose dyshimi, porse
janë të sigurt në këtë besim, prandaj Allahu i Lartësuar ka thënë:
 
"Të tillë janë ata të vërtetit".[Huxhurat: 15]

Lexuar: 731 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 23-Shkurtë-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |