-- ** EL_KALEM **--
Sot është - E Hëne | Data: 23-Janarë-2017 | Ora: 03:30
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Kushti i Gjashtë: Nënshtrimi (el-Inkijad)


Kushti i Gjashtë: Nënshtrimi (el-Inkijad)
 
 
Kushti i gjashtë i dëshmisë La ilahe il-lAllah është nënshtrimi, me të cilin Muslimanit i kërkohet që t'u nënshtrohet kërkesave të kësaj dëshmie, që janë detyrat që Muslimani duhet t'i kryejë e t'i zbatojë me devotshmëri dhe sinqeritet për Allahun, duke mos kërkuar asgjë tjetër përveç kënaqësisë së Tij.
 
 
Dhe e kundërta e nënshtrimit është braktisja e të gjithë kësaj, pra dalja nga robërimi i Allahut dhe përfundimi në robërinë e epsheve dhe shejtanëve nga mesi i xhinëve dhe njerëzve.
 
 
El-Hafidh Ibn Rexheb, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: "Kurse ai që thotë La ilahe il-lAllah me gjuhën e tij dhe pastaj i bindet Shejtanit dhe epsheve të tij duke mos iu bindur Allahun dhe duke e kundërshtuar Atë, atëherë puna e tij e ka tradhëtuar thënien e tij.
 
 
Dhe kjo shkakton mangësi në plotësimin e Teuhijdit të tij në varësi të gradës vepra e tij e keqe, e cila është mosbindje ndaj Allahut në bindje ndaj Shejtanit dhe epshit të tij.
 

Allahut të Lartësuar në Kur'an thotë:
 
 
"e kush është më i humbur se ai që duke mos pasur fakt prej All-llahut, ndjek epshin e vet?  S'ka dyshim se All-llahu nuk udhëzon popullin zullumqar". [el-Kasas, 50]
 
 
"e mos shko pas dëshirave se ato të shmangin prej rrugës së All-llahut".[Sad, 26]
 

Argument për nënshtrimin është thënia e Allahut të Lartësuar në Kur'an:
 
 
"Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe përuljuni Atij para se t'u vijë dënimi, se pastaj nuk do të ketë  kush t'ju ndihmojë..” [ez-Zumer: 54]
 
 
"Kush ka fe më të mirë se ai i që sinqerisht i është bindur All-llahut dhe, duke qenë bamirës, e ndjek fenë e drejtë të Ibrahimit? All-llahu e zgjodhi Ibrahimin të dashurin më të ngushtë".
[en-Nisa: 125]
 

"E kush ia dorëzon veten All-llahut duke qenë edhe punëmirë, ai është kapur për lidhjen më të sigurt dhe vetëm tek All-llahu është përfundimi i çështjeve". [Llukman: 22]
 
 
Profeti, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë (kuptimi i hadithit): "Asnjëri nga ju nuk ka për të besuar derisa dëshirat tuaja të ndjekin atë me të cilën unë u dërgova.”
 

Kjo është grada më e lartë e nënshtrimit. Allahu i Lartësuar ka thënë:
 
 
"Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht".[en-Nisa: 65]
 
 
Tha el-Hafidh Ibn Kethir, Allahu e mëshiroftë, në shpjegimin e këtij ajeti: "Allahu i Lartësuar betohet mbi Veten e Tij fisnike e të pastër (nga çdo e metë e mangësi) se askush nuk ka besuar me të vërtetë derisa ata ta bëjnë të Dërguarin, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, gjykues në të gjitha çështjet.
 
 
Kështu që çfarëdo gjykimi që të japë ai, atëherë ajo është e vërteta ndaj së cilës është obligim që t’i nënshtrohemi, qoftë përbrenda (veteve tona)
apo nga jashtë.
 
 
Për këtë arsye Allahu ka thënë:''e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht''.
 
 
Që do të thotë se kur ti - O Muhamed – bën një gjykim, ata duhet të ndjekin ty nga përbrenda (veteve të tyre). Kështu që ata nuk duhet të kenë ngurrim përbrenda veteve e tyre në lidhje me çdo gjë që ka gjykuar ai. Ata duhet të nënshtrohen nga jashtë dhe nga përbrenda.
 

Pra ata duhet t’i nënshtrohen atij (gjykimit) me një nënshtrim të plotë, pa bërë rezistencë duke braktisur mosdorëzimin dhe mosmospajtim me të.
Kjo është në përputhje me atë që është përmendur në hadith:
 
 
"Betohem në Allahun, në Dorën e të Cilit është shpirti im, askush prej jush nuk ka besuar me të vërtetë derisa dëshirat e tija të pajtohen me atë me të cilën kam ardhur unë.”

Lexuar: 616 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 22-Shkurtë-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |