Sot është - E Premte | Data: 19-April-2024 | Ora: 21:55
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Kushti i Katërt: Vërtetësia [es-Sidk]


Kushti i katërt i dëshmisë La ilahe il-lAllah është vërtetësia, kusht i cili e pastron njeriun nga të mashtruarit, të gënjyerit apo nga hipokrizia në besim. Kjo do të thotë se robi duhet ta thotë këtë dëshmi duke qenë i vërtetë në zemrën e tij.
 
 
Vërtetësia këtu ka një karakter të ndryshëm nga kushti i tretë që ishte sinqeriteti, sepse sinqeriteti kishte për qëllim përkushtimin total të adhurimit Allahut të Lartësuar e askujt tjetër veç Tij dhe të mos përziesh në adhurimin e Tij të tjerë bashkë me Të, kurse vërtetësia këtu ka për qëllim deklarimin me vërtetësi e me besim të dëshmisë La ilahe il-Allah e jo thjesht sa për t’u dukur e për t’i gënjyer të tjerët sikur je besimtar, ndërkohë që ti je prej atyre që mohojnë.
 


Argument për vërtetësinë është thënia e Allahut të Lartësuar në Kur'an:
 
 
Elif, Lam, Mim. [el-Ankebut: 1]
A menduan njerëzit të thonë: "Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?”[el-Ankebut: 2]
 

"Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t'i dallojë ata që e thanë të vërtetën e do t'i dallojë edhe gënjeshtarët".
[el-Ankebut: 3]
"Ka disa njerëz që thonë: "Ne i kemi besuar All-llahut dhe jetës tjetër (Ahiretit), po në realitet ata nuk janë besimtarë". [el-Bekare: 8]

 
"Ata përpiqen ta mashtrojnë All-llahun dhe ata që besuan, po në të vërtetë ata nuk mashtrojnë tjetër, pos vetvetes, por ata nuk e hetojnë". [el-Bekare: 9]

"Në zemrat e tyre kanë sëmurje, e All-llahu u shton sëmundje edhe më shumë,e për shkak se ata përgënjeshtruan, pësojnë dënim të dhembshëm".
[el-Bekare: 10]

 
Mu'adh ibn Xhebel, radij-Allahu anhu, tregon se Profeti, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë (në kuptimin e hadithit): "Nuk ka njeri që dëshmon vërtetësisht me zemrën e tij se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, veçse Allahu ka për ta shpëtuar atë nga Zjarri i Xhehenemit.” Transmeton Buhari.

Lexuar: 9122 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 23-February-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |