-- ** EL_KALEM **--
Sot është - E Dielë | Data: 11-Dhjetor-2016 | Ora: 06:58
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Kushti i Shtatë: Pranimi (el-Kubul)


Kushti i Shtatë: Pranimi (el-Kubul)
 
 
Kushti i shtatë i dëshmisë La ilahe il-lAllah që duhet të përmbushë Muslimani është Pranimi, dhe ky kusht është kundërshtuesi i refuzimit.
 
 
Pra, Muslimani duhet që të pranojë gjithçka që ka të bëjë me dëshminë La ilahe il-lAllah duke filluar që nga kuptimi dhe përmbajtja e saj e deri tek kërkesat dhe detyrat që t'i obligon ajo.
 

 
Argument për pranimin në Kur'an është ajo ç'ka ka thënë Allahu i Lartësuar:

 
"Ja pra, Ne nuk kemi dërguar para teje pejgamber në ndonjë vendbanim, që të mos i ketë thënë paria e begatshme e tij: "Ne i gjetëm të parët tanë në këtë fé dhe ne jemi të orientuar gjurmëve të tyre". (Ez-Zuhruf:-23)
 
"Ai tha: "A edhe nëse u kam sjellë rrugë më të mirë nga ajo që i gjetët të parët tuaj?" Ata thanë: "Ne nuk i besojmë asaj me çka ju jeni dërguar!" (Ez-Zuhruf:-24)
 
 
"25.Atëherë Ne ndërmorëm ndëshkime kundër tyre, e shih si ishte përfundimi i gënjeshtarëve". (Ez-Zuhruf:-25) 


Gjithashtu Allahu i Lartësuar thotë:
 
 
"Për arsye se kur u thuhej atyre: "Nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut, ata e mbanin veten lart". (es-Saffat: -35)
 
"Dhe thoshin: "A do t'i braktisim ne zotat tanë për një poet të çmendur?"  (es-Saffat: -36)


Ebu Musa El-Esh'ari, radij-Allahu anhu, transmeton se Profeti, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë (kuptimi i hadijthit):
 
"Shembulli i udhëzimit dhe dijes me të cilat më ka dërguar Allahu është si ai shiu i bollshëm që bie në tokë, ku një pjesë e tokës ishte pjellore dhe e thithi ujin duke nxjerrë më pas gjelbërim dhe bar me bollëk.
 
 
Një pjesë tjetër (e tokës) ishte e fortë dhe e mbajti ujin e shiut dhe Allahu i begatoi njerëzit me të dhe e përdorën për të pirë vetë dhe kafshët e tyre dhe vaditën tokën për ta mbjellë. Dhe një pjesë e saj ishte shterpë (jopjellore) e cila as nuk mundi ta mbante ujin e as nuk solli gjelbërim.
 
 
Dy të parat janë shembulli i një personi që e kupton fenë e Allahut dhe begatohet (me atë dije) të cilën Allahu i Lartësuar e ka shpallur nëpërmjet meje, e mëson dhe pastaj ua mëson atë të tjerëve.
 
 
Shembulli i fundit është i atij personi që nuk do t'ia dijë për të dhe nuk e merr udhëzimin e Allahut që është shpallur nëpërmjet meje.” [Transmeton Bukhari]
 
 
Pra, Muslimani duhet ta pranojë me gjoks të hapur, me zemër e shpirt të kënaqur e me besim të patundur çdo gjë që e obligon dëshmia La ilahe il-lAllah.
 
 
Refuzimi i obligimeve të kësaj dëshmie është një nga cilësitë e atyre që e mohojnë Allahun e Lartësuar dhe cilësi e Mushrikëve zullumqarë, ata të
cilët adhurojnë të tjerë veç Allahut apo bashkë me Të.

Lexuar: 501 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 22-Shkurtë-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |