Sot është - E Premte | Data: 29-March-2024 | Ora: 14:49
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Kushti i Tetë: Mosbesimi (el-Kufr )


Kushti i Tetë: Mosbesimi [el-Kufr ]
 
Kushti i tetë i dëshmisë La ilahe il-lAllah është mosbesimi, kusht i cili ka për qëllim mosbesimin apo mohimin e çdo gjëje që adhurohet në vend të Allahut dhe mosbesimin në Tagutët, duke u mbështetur tek fjala e Allahut të Lartësuar : në suren el-Bekare, ajeti 256 :
 
 
"…Dhe kush nuk beson në Tagutin dhe beson Allahun, atëherë ai është kapur në lidhjen më të sigurt, e cila nuk këputet kurrë…”  [Bekare, 256]
 
 
Dhe poashtu, argument për këtë kusht ata kanë sjellë edhe hadithin që transmeton Tarik Ibn Ashim, i cili e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, të thotë:
 
 
"Kushdo që thotë se askush nuk meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut, dhe ai nuk beson (e mohon) çdo gjë që adhurohet në vend të Allahut, atëherë Allahu e ka bërë gjakun dhe pasurinë e tij të ndaluar, dhe llogaria e tij është tek Allahu.”
[Transmeton Muslimi dhe Ahmedi]
 
 
Është thënë gjithashtu se kushti i tetë i dëshmisë La ilahe il-lAllah është Urrejtja [el-Bugd], që nënkupton se Muslimani duhet të urrejë çdo gjë që adhurohet në vend të Allahut si dhe ata që i adhurojnë idhujt dhe bien në kundërshtim me dëshminë La ilahe illAllah.
 
 
Sidoqoftë, këto kushte janë në përputhje me njëra-tjetrën, dhe të gjithë kushtet që u përmendën më lartë janë të kuptueshëm dhe ndërthuren me njëri-tjetrin për realizimin e plotë të dëshmisë La ilahe il-lAllah.

 
Ne i lutemi Allahut që t’i forcojë besimtarët me këtë dëshmi dhe i lutemi Atij që t’i poshtërojë idhujtarët dhe ta çrrënjosi shirkun nga vendi ynë.
 
 
Vërtet Allahu është Ai i Cili i përgjigjet lutjes së robit të Tij! Salati dhe selami qoftë mbi Pejgamberin, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, familjen e tij dhe të gjithë Shoqëruesit e tij.

Lexuar: 1726 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 22-February-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |