Ka thënë Allahu i Lartësuar:
"Vini re! Adhurim i sinqertë është vetëm ai për All-llahun!"[ez-Zumer: 3]
"E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij".[el-Bejine: 5]
Transmeton Ebu Hurejra, radij-Allahu anhu, se i Dërguari i Allahut, sallAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: "Njeriu më i lumtur që do të ketë ndërmjetësimin tim (në Ditën e Gjykimit) do të jetë ai që ka thënë me sinqeritet (nga thellësia e zemrës së tij): La ilahe il-lAllah.”
Transmeton Buhari
Dhe transmetohet gjithashtu nga ‘Utban Ibn Malik, radij-Allahu anhu, se Profeti, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: "Me të vërtetë Allahu e ka bërë të ndaluar Zjarrin për atë që thotë La ilahe il-lAllahh, duke kërkuar me këtë Fytyrën e Allahut Azze ue Xhel .” Transmeton Muslimi.