-- ** EL_KALEM **--
Sot është - E Merkurë | Data: 29-Marsë-2017 | Ora: 02:29
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Rendesia e deshmise la-ilahe-il-lallah


 
ME EMRIN E ALLAHUT, TË GJITHËMËSHIRËSHMIT, MËSHIRËPLOTIT
                              

RËNDËSIA E DËSHMISË LA ILAHE IL-LALLAH
 

AJO ËSHTË E DREJTA MË E RËNDËSISHME E ALLAHUT
 
Tregon Mu’adh Ibn Xhebel: Profeti ka thënë: "O Mu’adh, a e di ti se kush është e drejta e Allahut mbi robërit e Tij?” Unë i thashë: Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri. Profeti tha: "Ta adhurojnë Atë (Allahun) të vetëm e të mos i bëjnë Atij shok në adhurim.
 
 
Ai e pyeti sërish: "A e di ti se kush është e drejta e robërve ndaj Tij?” Unë u përgjigja: Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri. Profeti tha: "(E drejta e tyre ndaj Tij) është që Ai të mos i dënojë nëse ata e bëjnë këtë (që ta adhurojnë atë të vetëm pa i bërë Atij shok në adhurim).” [el-Bukhari]


AJO ËSHTË PIKËNISJA NGA KU FILLON THIRRJA JONË
 
 
Tregon Abdullah Ibn Abbasi: Kur Profeti dërgoi Mu’adhin në Jemen, ai i tha atij: "Ti po shkon tek një popull që janë prej njerëzve të Librit (Ehlul-Kitab, Çifutët dhe të Krishterët), kështu që le të jetë gjëja e parë në të cilën do t’i ftosh njësimi i Allahut në adhurim. Nëse ata e mësojnë këtë, thuaju atyre se Allahu u ka bërë obligim atyre pesë kohët e namazit me xhemat, që falen gjatë një ditë-nate…” [el-Bukhari]

 
 
PËR SHKAK TË SAJ ALLAHU DO T’I PRANOJË NJERËZIT NË XHENET
Tregon Ubade ibnu-Samit: I Dërguari i Allahut ka thënë: "Kushdo që dëshmon se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut të vetëm e i pashokë, dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij, dhe se ‘Isa është rob dhe i Dërguari i Tij, dhe fjala e Tij që u vendos tek Merjemja, dhe një shpirt (i krijuar) nga Ai, dhe se Xheneti është i vërtetë dhe Zjarri (Xhehenemi) është i vërtetë, Allahu do ta pranojë atë në xhenet, çfarëdo qofshin veprat e tij.” [el-Bukhari]
 
Ka thënë Shejkhul-Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë: "Kreu i Islamit është dëshmia La ilahe il-lAllah (nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut). Dhe kjo është ajo me të cilën u dërguan të gjithë Pejgamberët.
 

ka thënë Allahu i Lartësuar:
 
 
"Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t'u thonë: "Adhuroni vetëm All-llahun, e largojuni djajve (adhurimit të tyre)!”  [en-Nahl: 36]
 
 
Allahu i Lartësuar ka thënë:
 
 
"Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka zot tjetër përveç Meje, pra më adhuroni!” [Suretu el-Enbija: 25]
 
Shejkhul-Islam Ibn Tejmije vazhdoi më tej: "Për këtë arsye, kreu i Islamit është dëshmia La ilahe il-lAllah (nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut). Kjo dëshmi përfshin adhurimin e Allahut të vetëm dhe braktisjen e adhurimit të çdo gjëje tjetër përkrah Tij.
 
 
Ajo është Islami në kuptimin e përgjithshëm. Dhe Allahu nuk do të pranojë asnjë fe tjetër veç Islamit për brezat
që kanë kaluar dhe poashtu ato që do të vijnë.
 

Ka thënë Allahu i Lartësuar:
 
 
"E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t'i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshëpruarit".[Ali-Imran: 85]
 
 
" All-llahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij, e dëshmuan edhe engjëjt e dijetarët, dhe se Ai është Zbatues i drejtësisë. Nuk ka zot përveç Tij, Fuqiplotit e të Urtit".[Ali-Imran: 18]
 
 
"Feja e pranueshme tek All-llahu është Islami, e atyre që u është dhënë libri, pasi mësuan për të vërtetën, vetëm nga zilia mes vete kundërshtuan. E kush mohon argumentet e All-llahut, le ta dijë se All-llahu shpejtë do t'i japë llogarinë".[Ali-Imran: 19]
 
 
Ashtu sikurse Allahu i Lartësuar nuk ka shokë e partnerë në Zotërimin e Tij, në Sundimin e Tij, në Gjykimin e Tij, në Krijimin e Tij, po ashtu Ai nuk ka shokë e partnerë në adhurim sepse i tërë adhurimi i takon vetëm Atij, dhe me këtë u dërguan të gjithë profetët dhe pejgamberët, dhe ata e thërrisnin njerëzimin te kjo.
 
 
Mblodhi dhe Përktheu:
Alban Malaj Kontrolloi:
Usame Shehaj
27 Nëntor, 2006 / 6 Dhul-Ka’de, 1427

Lexuar: 1596 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 23-Shkurtë-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |