Sot është - E Merkurë | Data: 24-April-2024 | Ora: 18:22
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

FJALËT TË CILAT NË BRENDINË E TYRE KANË KUPTIM TE MADHË


FJALËT TË CILAT NË BRENDINË E TYRE KANË KUPTIM TE MADHË
 
 
Kur flasim për haxhin, gjatë sqarimit të këtij sharti islam hasim në disa fjalë të cilat në brendinë e tyre kanë kuptim të gjërë. Këto fjalë janë të lidhura ngusht me ceremonitë e këtij obligimi, si p.sh.: El Ihram, El Ifrad, El Kiran dhe Et Temettu.

Rreth këtyre fjalëve do të japim vetëm disa sqarime të shkurtëra, sepse gjatë shpjegimeve që do t’ i bëjmë për konditat e haxhit për to do të flasim pak më tepër.

1. El Ihram

Në gjuhën arabe kjo fjalë me pak ndryshime në shqiptim merr kuptime të ndryshme, kështu që nëse themi el hurime, kjo fjalë do të thotë se njeriu vetveten e ka ndaluar prej diçkafi.

Ndërkaq kur të njëjtën fjalë e thelsojmë me një theks pak më ndryshe, p.sh. el hurume, kjo fjalë tregon se njeriu veten e ka ndaluar prej diçkafi vetëm për një kohë të caktuar. Bie fjala, akcila femër ka ndërprerë me namaz për shkak se këtë ia kanë imponuar për një kohë të caktuar menstruacionet.

Edhe fjala IHRAM mund ta ketë kuptimin e ndalesës që i bënë njeriu vetvetes edhe në disa gjëra kur, para se të hyjë në zbatimin e një urdhëri apo obligimi, ai e bën nijet apo e vendosë që edhe ato gjëra që i ka të lejuara gjatë jetës së përditshme t’ ia ndalojë vetes për një kohë të caktuar.

Kjo dukuri shprehet sidomos gjatë kohës së haxhit dhe umres. Ne fjalorin më të njohur të gjuhës arabe "El Misbahul Munir” fjala ihram do të thotë kur njeriu derisa hy në haxh dhe umre e ndalon epshin e vet për diçka për ç’ gjë më parë e ka pasur të lejuar.
 
2. El Ifrad, El Kiran, Et Temetu:

Për t’ ia bërë sa më të qartë lexuesit këto fjalë, është mirë që këtu të flitet në përgjithësi për veprimet që duhet të kryhen gjatë haxhit dhe umres.

Në këtë vazhdë të flsim këtu për kushtet e umres të cilat janë: Ihrami, Tavafi rreth Qabes, lëvizja prej Safes në Merve dhe anasjelltas, dhe në fund, qethja e flokëve apo shkrutimi i tyre. Me këto veprime edhe përfundon umreja së bashku me ihramin.

Ndërkaq kushtet e haxhit janë: Ihrami, Tavafi rreth Qabes, lëvizja mes dy kodrinave Safes dhe Merves, pastaj për dallim prej umres gjatë haxhit kusht është edhe qëndrimi në Arafat që bëhet në ditën e nëntë të muajit dhul-hixhe, pastaj Remj-i apo gjuajtja e guralecëve në vendin e caktuar që quhet Akabe e që gjendet në Mine, ndërsa grumbulli i guralecëve quhet "Xhemretul-a’ kabe”.

Të kthehemi edhe një herë e të flasim për dallimet që ekzistojnë mes umres dhe haxhit.

Në këtë aspekt do të kishim mundur të flasim shkurt e të theksojmë se të gjitha veprimet që kryhen gjatë umres kryhen edhe gjatë haxhit, porse, duhet pasur parasysh se gjatë haxhit kryhen edhe disa veprime më tepër se në umre, siç janë: qëndrimi në Arafat dhe disa veprime tjera që pasojnë pas kësaj.

Në anën tjetër, umreja pas tavafit , lëvizjes në mes Safas e Merves dhe qethjes së flokëve, merr fund dhe këtu mbaron edhe mbajtja e ihramit. Ndërkaq, siç theksuam më sipër, gjatë haxhit ihrami zhvishet pasi të kryhen edhe veprimet tjera pas qëndrimit në Arafat.

Dhe, pas zhveshjes së ihramit haxhiu e fillon atë jetë të rëndomtë duke ia lejuar vetes ato gjëra që ia kishte ndaluar gjatë kryerjes së haxhit.

Gjithashtu, siç kemi theksuar më sipër, një ndër dallimet tjera mes haxhit dhe umres është edhe koha. Umreja mund të bëhet në çdo kohë, madje edhe gjatë kryerjes së haxhit, ndrsa haxhi është i caktuar të kryhet në kohë të caktuar e kurrsesi në ndonjë kohë tjetër.

Çka duhet bërë gjatë muajve të haxhit - shevalit, dhul-kades dhe gjatë dhjetë ditëve të para të dhul-hixhes? A është e mudnur të kryhet haxhi e mos të bëhet umreja, a mund të kryhen edhe haxhi edhe umreja njëkohësisht?

a) Për ta kryher haxhin duhet medoemos në vendin e caktuar të veshet ihrami, pastaj të bëhet tavafi, të ecet mes Safes e Merves, të qëndrohet i veshur në ihram deri në ditën e tervies në Mine, të qëndrohet në Arafat, e në fund, pasi të kalohet dita e nahrit duhet bërë tavafin që quhet Tavaful ifade.

Vetëm pas kryerjes së këtyre veprimeve të haxhit, ai që dëshiron mund ta kryej edhe umren duke i përsëritur kushtet e parapara për umre. Duhet theksuar se, haxhiu i cili e bën nijet kryerjen vetëm të haxhit, pa umre, quhet mufred.

b) Nga ana tjetër, besimtarët të cilët dëshirojnë që nën një ihram ta kryejnë edhe haxhin edhe umren quhen karin, por në veprimet e mufredit dhe karinit nuk ka kurrfarë dallimesh, përveçse në nijet. Sepse, i pari e bën nijetin vetëm për haxh kurse i dyti edhe për haxhin edhe për umren.

c) Mënyra e tretë e nijetit është ajo që bëhet vetëm për umren, pas kryerjes së të cilës personi që e bënë atë vazhdon jetën e rëndomtë, duke i përdorur gjërat që i kishte të ndaluara gjatë kryerjes së umres. Ky lloj i nijetit quhet et-temettu.

Lexuar: 999 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 03-February-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |