Sot është - E Enjëte | Data: 25-April-2024 | Ora: 16:48
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

HAXHI DHE UMRA


HAXHI DHE UMRA
 
 
Falënderimi qoftë për Allahun, shpëtimi i bekimi qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin a.s. dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin rrugën

Nga leximi i ajeteve kur’ anore vërejmë se Haxhi është obligim i domosdoshëm dhe se është njëra nga shtyllat-shartet e fesë së pastërt islame. Pejgamberi a.s. ka thënë: "Islami është ngritur në pesë shtylla

në dëshmi se NUK KA ZOT TJETËR PËRVEÇ ALLAHUT,

DHE SE MUHAMEDI ËSHTË I DËRGUARI I ALLAHUT,

FALJA E NAMAZIT,

DHËNIA E ZEQATIT,

AGJËRIMI I RAMAZANIT,

DHE VIZITA E SHTËPISË (HAXHI) NË QABE.”

Shumë nga dietarët u ndalën dhe i dhanë një sy studiues më të thellë këtij ajeti kur’ anor i cili tregon për fshehtësitë e Allahut në universin e Tij. Nga ky ajet gjithashtu mësojmë për një element shumë me rëndësi! Shtrohet pyetja: si mund të renditet apo të organizohet i gjithë njerëzimi për të arritur nga të gjitha anët dhe rrugët e largëta, kur dihet se thirrësi prej Qabes mund t’ i thërrasë vetëm haxhinjtë që gjenden brenda aty.

Është e vërtetë se ata asnjëherë nuk e kanë prishur rendin e haxhit, asnjëherë nuk kanë shprehur pakënaqësi, porse gjithmonë kanë qenë të kënaqr. Është imani-besimi i fortë e i paluhatshëm (në Allahun xh.sh.) që ua shëndrit rrugën të gjithëve atyre që arrijnë aty dhe gjatë qëndrimit të tyre në atë vend të shenjtë.

Nëse mundësitë e njerit janë të kufizuar, fuqia e Allahut është e pakufsihme. Nëse zëri i thirrësit është i dobët apo mund të dëgjohet jo më larg se një kilometër, atëherë nuk kemi se ç’ të bëjmë tjetër veçse t’ i pranojmë gjërat që mund të ndodhin vetëm prej Allahut Fuqiplotë, i Cili vendos çdo gjë që dëshiron në këtë botë me vullnetin e Tij të paskajshëm.

Këtë më së miri e sqaron momenti kur Allahu xh.sh. e urdhëroi Ibrahimin a.s. që të thirrë njerëz për në haxh: "Dhe thirr ndër njerëz për haxhin...” Ai (Ibrahimi a.s.) i tha: "O Zot! E çfarë vlefte mund të ketë zëri im që ta njohtojë hapësirën?” Allahu xh.sh. iu përgjegj: "Për ty është që të thërrasish e ta paraqesësh thirrjen, kush të dëgjojë le të dëgjojë...”

Allahu xh.sh. e urdhëroi Ibrahimin a.s. që t’ i thërrasë njerëzit për në haxh nga shkaku se zëri mund të depërtojë edhe deri ta ata që janë të verbët apo që nuk dinë të lexojnë. Ndaj, telbija mbeti si simol dhe pjesë e haxhit përmes së cilit haxhinjtë thirren me zë:

"LEBEJKE ALL-LLAHUME LEBEJK. LEBEJKE LA SHERIKE LEKE LEB-BEJK. INNEL HAMDE VE NIAMETE LEKE VEL MULKU LA SHERIKE LEKE”.

Me këtë pos që i bëhet lutje Allahut xh.sh. në të njëjtën kohë i përgjigjemi edhe thirrjes së Tij, duke thënë: "Lebejke” që do të thotë "të përgjigjem...”

Përveç përgjigjes sonë për në haxh, gjithashtu hyjmë edhe në zbatimin e shumë rregullave që i përmbledh haxhi në esencën e vet, për të cilat do të flasim në vazhdim.

Mirëpo, i nderuari haxhi! Ta keshë parasysh se i gjithë haxhi përbënë një edukatë të brumosur e të farkuar në kullën e imanit-besimit në një Zot të Plotëfuqishëm.

Pra, udhëtimi për në haxh për atë që ka mundësi është shprehje e besimit të thellë e të paluhatshëm në një Zot. Po ashtu, ky obligim, apo, kjo shtyllë e pestë e islamit, i nxitë muslimanët kudo në botë që të jenë punëtorë të palodhshëm dhe që me përpjekjet dhe mundin e tyre të shkojnë në vendin e tyre të shenjtë për ta pastruar shpirtin i cili ka nevojë për pastrim dhe ushqim.

Vizita e Shtëpisë së Shenjtë, pra, Qabes, është me të vërtetë një ushqim i plotë shpirtëror.

Dhe në fund, shpëtimi, bekimi dhe paqa e Allahut qoftë mbi ju!

Lexuar: 1465 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 03-February-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |