Sot është - E Premte | Data: 19-April-2024 | Ora: 20:06
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

KOHA E POSAQME PËR HAXH DHE UMRE (MIKATET E HAXHIT DHE UMRES)


KOHA E POSAQME PËR HAXH DHE UMRE (MIKATET E HAXHIT DHE UMRES)
 
 
Kohët përcaktojnë shumësin e kohës. Ndërsa, koha e posaçme është kohë e caktuar për kryerjen e ndonjë urdhëri.
Kur është fjala për kohën e caktuar për haxh, atë e përbëjnë kohëzgjatja e qëndrimit në haxh dhe kryerja e ceremonive.

Në kohën e posaçme hy momenti i kryerjes së urdhërit dhe vendi në të cilin duhet kryer urdhëri. Te haxhi dhe umreja janë të caktuara vendet për ta kryer urdhërin, e po ashtu është e caktuar edhe koha për takimin e haxhinjëve. Për këtë shkak këto përcaktime ndahne në dy lloje:

- përcaktimi i kohës
- përcaktimi i vendit

1. Përcaktimi (mikati) i kohës.

Kohën e kryerjes së haxhit e përcaktoi dhe e urdhëroi Zoti i Madhërishëm dhe, pikërisht Ai e caktoi edhe kohën kur duhet të kryhet haxhi me të gjitha ceremonitë e veta. Lidhur me këtë Kur’ani famëlartë thotë:
"Haxhi është në muajt e caktuar...” E këta muaj janë: muaji sheval, dhul-kade dhe dhul-hixhe.

Lidhur me këta muaj shumica e dietarëve islam thonë se, vetëm dhjetë ditët e parë të muajit dhul-hixhe bëjnë pjesë në muajt e haxhit. Kur analizohet urdhëri i Allahut: "Haxhi është në muajt e caktuar”, mund të konstatohet se, kurrsesi nuk lejohet që haxhi të kryhet as para e as pas këtyre muajve. Pra, nuk lejohet të hymë në haxh para muajve të caktuar.

Ndërsa, kur është në pyetje umreja, dihet se për kryerjen e saj nuk ka kohë të caktuar. Umreja mund të kryhet në çdo periudhë kohore, pra edhe gjatë muajit të haxhit, çështje kjo që, esencialisht, e dallon haxhin prej umres.
Është e njohur se Pejgamberi a.s. e ka bërë umren në muajin sheval dhe në muajin dhul-kade, dhe, lidhur me këtë ka thënë: "Umreja në muajin ramazan, është i përafërt me haxhin”.

Duhet theksuar se porosia e këtij hadithi nuk do të thotë se umreja e kryer në muajin ramazan mund ta zëvendësojë haxhin, por do të thotë se, umreja në ramazan ka vleftë të madhe dhe ai që e kryen atë në këtë muaj pret shpërblim të madh nga Allahu Fuqiplotë.

Sidoqoftë, edhe po qe se kryhet umreja në muajin ramazan, njeriu që e kryen ka sevape të mëdha, por obligimi i kryerjes së haxhit mbetet domosdoshmëri.
2. Përkufizimi (mikati) i vendeve.

Siç theksuam më sipër, koha për kryerjen e haxhit dhe të umres është caktuar prej vetë Allahut xh.sh., i Cili për mysafirët e Mekes, qoftë në haxh apo umre, ka kërkuar që në Shtëpinë e Tij të hynë të pastër në çdo aspekt, të veshur me ihrame që janë simbol i pastërtisë.

Edhe vetë veshja e ihramit ka kohën dhe vendin e caktuar, ngase duhet të vishet jashtë Mekes, e me qëllim që ai i cili udhëton për në Qabe ta ndërrojë gjendjen e tij shpirtërore dhe pamjen fizike, të pastrohet nga çdo e keqe dhe ta largojë çdo gjë të mallkuar prej vetes.

Vetëm i këtillë mysafiri i Allahut mund ta kryej vizitën e vendeve të bekuara e të shenjta. Vendet ku vishen haxhinjtë në legjislaturën islame njihen si mikate, gjegjesisht, si vendtakime, si vende të përcaktuara apo si vende të nisjes.

Rëndësi të posaçme mikateve u dha edhe vetë Pejgamberi a.s. i cili i caktoi në të katër anët e Mekes:

a) Dhul-Halife: përafërisht gjendet katërqindepesëdhjetë kilometra në veri të Mekes, e vend i nisjes konsiderohet edhe Medina dhe çdo vend tjetër që gjendet në veri të Mekes.

b) El-Xhuhafe: është një fshat në veriperëndim të Mekes. Pejgamberi a.s. pat thënë se populli i Shamit e ka këtë vend për vendnisje. Përndryshe, ky vend u pat shkatërruar tërësisht në kohërat kur i takonte tokave të Shamit, kurse sot në atë vend gjendet fshati Rabig që konsiderohet vendtubim i haxhinjëve të Shamit, apo vend prej ku kërkohet që haxhinjtë e Shamit, të Egjiptit, të tokave të Turqisë, të shteteve të Ballkanit dhe vendeve të tjera rreth tyre , siç janë Libia, Maroku, Tunisi, Algjeria etj. që haxhinjtë e këtyre viseve vendin e fundit për ta veshur ihramin ta kenë pikërisht këtë vend.

c) Jelmelem: është një kodrinë që shtrihet në jug të Mekes, vend të cilin Pejgamberi a.s. e caktoi për ta veshur ihramin populli i Jemenit. Jelmelemi është vendtakimi i fundit për të gjithë ata që vijnë nga jugu i Mekes.

d) Kurnul Menazil: është mal në lindje të Mekes dhe vendtakimi i haxhinjëve të Nexhdit si dhe të vendeve të tjera që gjenden në lindje të Mekes dhe pas këtij mali.

Të gjitha këta vendtakime apo mikate duhet të respektohen plotësisht, sepse janë pika të fundit ku mund të vishen ihramet, pa marrë parasysh a vijnë haxhinjtë nga toka apo deti. Pejgamberi a.s. pat caktuar që nëpër këta vende duhet kaluar medoemos i veshur në ihram Sa i përket banorëve të cilët jetonë brenda kufije të këtyre vendeve, apo mes Mekes dhe këtyre vendtakimeve, ata duhet të vishen me ihram në vendbanimin ku jetojnë, pra të dalin nga shtëpitë e tyre të veshur me ihram.

Ndërsa, nëse ihrami është për umre, atëherë ju lejohet të dalin me veshje normale perderisa t’ i afrohen Mekes. Distanca hapësirore ku këta njerëz duhet t’ i veshin ihramet është gjashtëmbëdhjetë kilometra rreth e përqark Mekes.

Në kohërat e hershme arabët nga çdo anë vendosnin shenja të bardha për të bërë me dije se ku është caku apo kufiri i fundit për veshjen e ihramit. Ata që jetonin tej shenjave të bardha ose mes shenjave dhe Mekes, shkarkoheshin nga obligimi i veshjes së ihramit.

Lexuar: 1151 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 03-February-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |