Sot është - E Premte | Data: 26-April-2024 | Ora: 08:14
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

PËR KËND ËSHTË HAXHI OBLIGIMË


PËR KËND ËSHTË HAXHI OBLIGIMË
 
1. Haxhi është obligim për çdo musliman që është i pjekur në moshë dhe i mençur (psikikisht i aftë), e nuk është obligim për jomuslimanin, as për fëmijët, e as për të rinjtë që ende nuk kanë hyrë në pubertet, siç nuk është obligim as për atë që psikikisht nuk është i aftë .

Kjo konfirmohet edhe në këtë hadith të Pejgamberit a.s.: "Është ngritur lapsi për tri kategori njerëzish: "Për atë që është në gjumë për derisa të zgjohet, për fëmijën derisa të rritet e të hyjë në moshën e pjekurisë dhe për atë që në një periudhë është i sëmurë psikikisht përderisa t’ i rikthehet vetëdia.”

2. Mirëpo për kryerjen e këtij obligimi kushtozohet që personi të ketë edhe kushte materiale. Këtë e vërteton edhe ajeti kur’anor i cili thotë: "Për hirë të Allahut vizita e shtëpisë (Qabes) për njerëzit është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo.”

Dijetarët islam kur e zbërthyen këtë ajet kur’ anor konstatuan se termi "mundësi udhëtimi” i dedikohet atyre që kanë mundësi t’ i përballojnë harxhimet e udhëtimit.

Kur e pyetën Pejgamberin a.s. për fjalën "ES SEBILL” që në përkthim do të thotë "mundësi udhëtimi”, iu përgjegj duke u sqaruar se fjala është për tepricën dhe prehjen.

Nga kjo nënkuptohet se këtu fjala është për ata që nuk jetojnë as në Meke e as në rrethinë e që posedojnë pasuri për t’ i përballuar rrugës deri në haxh dhe, po ashtu, prej pasurisë që ka një pjesë të saj ia lë familjes e cila duhet të mos ndjejë mungesë ushqimi përderisa të kthehet ai prej haxhit.

Pra kjo që u tha këtu është kusht i domosdoshëm për atë i cili shpreh dëshirë për ta zbatuar urdhërin e Alahut xh.sh. , porse që nuk është vendas i Mekes por i vendeve të largëta. Ndërsa sa i përket banorëve të Mekes e të rrethinës, meqë e kanë mundësinë e udhëtimit për çdo moment, ky kusht për ta nuk mund të vijë në konsiderim.

Sa po kalon koha aq më tepër shkenca po përparon e po përsoset e me këtë edhe mjetet e komunikacionit po modernizohen, kështu që sot udhëtimi për në Shtëpinë e Zotit xh.sh. po bëhet i mundshëm përmes lloj-lloj mjeteve, të paisura, veç tjerash, edhe me ushqime te ndryshme e të freskëta.

Kjo po mundëson që në rrugë për në haxh nuk ka më nevojë që haxhiu të marrë ushqim me vete, sepse, pos në mjetet e udhëtimit ushqimin e gjenë të bollshëm e të freskët në çdo vend e skaj të rrugës.

3. Kusht tjetër që kërkohet për kryerjen e haxhit është edhe ai që personi duhet të jetë i moshës së pjekur, që do të thotë se, sabiu-kalamani nuk obligohet ta bëjë haxhin. Mirëpo nëse shkon në haxh bashkë me familjen e vet, ai mund t’ i kryej të gjitha ceremonitë, ndërkaq, në këtë rast, haxhi i tij është i vërtetë.

Por, kur i njëjti hy në pubertet haxhi i tij më nuk merret parasysh, që do të thotë se ai edhe më tej mbetet i obliguar të shkojë në haxh. Kjo sepse, përderisa ka qenë fëmijë ai nuk ka qenë në gjendje për ta kuptuar përgjegjësinë dhe ka qenë i varur prej prindërve të vet si dhe ka vepruar ashtu siç ka parë. Këtë e konfirmon edhe ky hadith:

"Në qoftë se një voglush e ka kryer haxhin me prindërit e vet, pastaj (më vonë) hy në pubertet (në moshën e pjekurisë) për të njëjtin kërkohet përsëritja e haxhit.” Nëse fëmija nuk ka ihram, për atë tërë barrën e mbanë prindi i tij, për të lutjet si dhe hudhjen e gurëve e bën prindi i tij.

4. Ndërkaq, sa i përket kryerejs së haxhit nga ana e femrës këtu shtrohen edhe disa kushte tjera që u theksuan nga disa dietarë islam të cilët thonë se, femra e cila shkon në haxh duhet të jetë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, ose nga një mashkull që është shumë i afërt me të, si p.sh.: djali apo vëllai.

Ekziston edhe një mendim tjetër i një grup dietarësh të cilët theksojnë se femra është e obliguar të shkojë në haxh, pa varësisht se a ka burrë apo të afërm tjetër.

5. Nëse i ndjeri nuk arrinë ta kryej haxhin, ndërkaq për këtë ka shprehur dëshirë para se të vdesë, atëherë trashëgimtari i tij duhet të shkojë në vend të tij me pasurinë e vet, apo me pasurinë që e ka lënë i ndjeri, e nëse nuk ka mundësi të shkojë vetë, atëherë kërkohet që ta caktojë një njeri tjetër të cilit do t’ ia paguajë të gjitha shpenzimet.

6. Nëse personi ka hyrë në kohën e pleqërisë së rëndë, apo vuan prej ndonjë sëmundje të pashëruar, atëherë prej tij kërkohet që ta caktojë ndonjë njeri i cili do të shkojë në haxh për të. Në këtë rast, personi që shkon bedel është i obliguar që të gjitha ceremonitë dhe lutjet t’ i kryejë në emër të atij për të cilin ka shkuar në haxh.

Të theksojmë këtë se, në këtë rast ai person që shkon në haxh si bedel, paraprakisht ai duhet ta ketë të kryer këtë kusht, pra të ketë qenë në haxh për vete.

Lexuar: 857 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 03-February-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |