Sot është - E Premte | Data: 26-April-2024 | Ora: 03:52
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

VIZITA E XHAMISË SË PEJGAMBERIT a.s


VIZITA E XHAMISË SË PEJGAMBERIT a.s
 
 
Pejgamberi a.s ka thënë: "Nuk është forcuar vizita (haxhi apo umreja) përderisa nuk vizitohen tri xhamitë: Mesxhidul Harami, Mesxhidi, apo xhamia ime dhe, Mesxhidul Aksa.”

Deri këtu theksuam se si të gjitha rregullat dhe ceremonitë e haxhit janë të përqëndruara rreth Qabes-Mesxhidul Haremit, porse nga hadithi i Pejgamberit nënkuptojmë se në përforcim të haxhit bënë pjesë edhe vizita e xhamisë së Pejgamberit a.s. që gjendet në Medinetu-munevere.

Hyrja dhe të vizituarit e kësaj Shtëpie të Zotit të Madhërishëm mund të bëhet gjatë kalimit pranë saj, gjë që kjo vizitë mund të ndikojë në pastrimin shpirtëror të muslimanit, i cili kur e viziton këtë xhami e përkujton udhëzimin dhe moralin e lartë të Pejgamberit a.s. , historinë e tij të ndritshme, e cila është e mbushur përplot rreze udhëzimi për atë se si duhet të organizohet shoqëria muslimane për të ecur në rrugë të drejtë, në rrugën e mbarë, në rrugën e islamit.

Gjithashtu, është një moment i veçantë i kënaqësisë kur ke parasysh se po shkel në po atë tokë ku ka shkelur fytyra më e dritshme e mbarë njerëzimit - Muhamed Mustafaja a.s.

Ata që e vizitojnë këtë xhami është mirë që kur të arrijnë në vendin e quajtur Err-rrevda sherife (vendi ku është falur Pejgamberi a.s. dhe ku gjendet varri i tij) dhe përderisa kalon pranë varrit të ndritshëm të Pejgamberit a.s., t’ i japë selam atij me zë të ulët duke thënë "Es-selamu alejke ja Resul-Allah.

Eshhedu en la ilahe il-lallah, ve eshhedu in-neke abduhu ve resuluhu”, që dmth: Paqa qoftë mbi ty o i Dërguari i Allahut, dëshmoj dhe deklaroj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se ti je rob dhe i dërguar i Tij.

Po ashtu, është mirë që të merret një qëndrim paksa në të djathtë dhe t’i jepet selam edhe Ebu Bekrit dhe Ymerit r.a. të cilët që të dy janë të varrosur pranë varrit të Pejgamberit a.s.

Të theksojmë se gjatë qëndrimit në Medinen është mirë që namazet të falen rrevda sherif.

DHE FALËNDEROJE ALL-LLAHUN QË NË FILLIM E DERI NË MBARIM TË JETËS SË KËSAJ BOTE!

autor-El Behji El Huli


Lexuar: 1851 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 03-February-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |