Sot është - E Merkurë | Data: 24-April-2024 | Ora: 23:30
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Adabet, Prishja, dhe mekruhet e Namazit


ADABET E NAMAZIT

Gjatë namazit meshkujt dhe femrat të shiqojnë vendin e sexhdes duke qenë në këmbë, në ruqu tì shikojnë këmbët, kurse në sexhde t'a shikojnë pjesën e mbramë të hundës dhe në fundë kur të ipet selamë t'i shikojnë supet e krahëve.Sipas mundësive të përmbahemi nga të kollurit. Të mos hapim gojën gjatë namazit.


Gjatë ikametit kur muezini thotë Haj-alel-fela, të ngrihemi në këmbë. Të kemi frikën e Zotit gjatë namazit, të qëndrojmë të kujdesshëm, sikurse trupin ashtu edhe zemrën, mendjen t'a kemi në namaz. All-llahu xh.sh. duke i lavdëruar besimtarë në suren El-mu'minunë (ajeti /1,2) thotë: "Është e sigurtë se kanë shpëtuar besimtarët: ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit


 
RETHANAT TË CILAT E PRISHIN NAMAZIN

Më lartë i përmendëm kushtet që duhet plotësuar gjatë faljes së namazit. Këto vepra janë marrë prej veprave të Pejgamerit a.s. i cili është falë në këtë mënyrë dhe ka urdhëruar që edhe ne të falemi sikur ai, kjo argumentohet me fjalën e tij "Faluni sikurse më keni parë mua duke u falur". Për këtë arsye namazi duhet të plotësohet me farze dhe sunnete. Në qoftë se mungojnë ndonjëra nga farzet e namazit, duhet përsëritur atë namaz.

KUR PRISHET NAMAZI

Namazi prishet në mungesë të ndonjë farzi (rukni).
Të folurit në namaz, edhe po të ndodhë me harresë.
Lëvizja e duarëve më shumë se tre lëvizje të ndërprera (p.sh. të kruarit), në një rekat.
 
Në qoftë se përnjëherë kalon tri hapa për të dalë në safin (rreshtin) tjetër për ta plotësuar.
 
Të këndoi atë që e di prej Kur-anit përmendësh (e jo me lexim).
Të qeshurit me zë në namaz (siç thamë më lartë e prish edhe abdestin).
Të kolliturit pa nevojë dhe të bërit ku ku..
Të gabuarit gjatë këndimit të Kur'anit, (në qoftëse e ndërron kuptimin e ajetit). Të ngrënit edhe në qoftëse është sa një thërm buke.
Në qoftë se falemi me tejemmum e në ato çaste gjindet uji. Mbarimi i kohës së mes'hit mbi meste.
Dalja e diellit gjatë faljes së namazit të sabahut.
Të kthyerit gjoksin jashtë Kibles.
Të humburit e vetëdijes.
 
Bashkimi i gruas me burrin në vend të ngushtë, pa marrë parasysh se a e ka të afërme apo jo në qoftë se namazi që falet është i njejtë (p.sh. të dy e falin drekën).

 
MEKRUHET E NAMAZIT


Të lërit e ndonjë vaxhibit në namaz. Në qoftëse me dashje e lëmë ndonjë sunnet. Zgjatja e këndimit të Kur'anit në rekatin e dytë, më shumë se tre ajete nga i pari. Përsëritja e të njëjtës sure në dy reqate.

Të moskënduarit me rradhë, (p.sh. e këndon Kulhuvall-llahun pastaj Tebet jedanë). Të lozurit me rrobet ose me trup, sepse kjo e largon frikën.

Tregohet nga Pejgameri a.s. i cili e paska parë njërin nga besimtarët duke e përkëdhelë mjekrën e tij në namaz, dhe tha: "Nëse i ka frikë zemra e tij, do të kishin frikë edhe pjesët e tjera të trupit".

Të larguarit e gishtrave të këmbës dhe të duarve nga Kibla. Të shikuarit për rreth, e të rrotulluarit e kresë.
Të mos të mundojë gjatë faljes nevoja e vogël ose e madhe. Të shikuarit nga qielli, këtë rreptësisht e ka ndaluar Pejgameri a.s. duke thënë " Çka është me disa njerëz, i ngritin sytë e tyre nga qielli në namaz, le të largohen nga ajo ose do t'iu grabiten (do t'u mirren sytë)".
 
Është mekruh të falemi në këto vende:

a) Në rrugët kryesore,
b) Në hamame,
c) Mbi varreza,
d) Në tokën e huaj pa dijen e tij,
e) Afër zjarit të ndezur,
f) Afër kopesë së kafshëve (ahër),
g) Para fotografive etj.
 
Të falurit me rroba jo të pëlqyera. Tregohet se Omeri r.a. e paska parë një musliman duke u falë me rroba jo të pëlqyera dhe i paska thënë : Nëse të dërgoj te disa njerëz (më me famë) a do të dalish para tyre me këto rroba? U përgjegjë: jo. Omeri i tha: All-llahu më shumë e meriton që të zbukurohesh para Tij.
Të falurit pa kapuc (kësulë). Të falurit me imam (anash) pa mos e plotësuar safin. Të falurit duke qenë i ngarkuar me mendime tjera, (p.sh. nëse jemi të unët, duhet më parë të hamë). Kur të falemi në vend të hapët duhet të vendojmë një shenjë para vetes, të kuptohet se jemi në namaz.

Lexuar: 9895 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 17-February-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |