mesohu edhe ti |
Abdesi
Namazi
Allahu ju meshirofte
|
|
Shiko live |
Shiko Meken live 24 ore
Shiko Medinen live 24 ore
Shikim te kendeshem
|
|
statistika |
IP adresa Juaj: 18.226.96.61 Gjithsej në Onlinë: 1 Vizitortë: 1 Anëtarë: 0 |
|
|
Kohët e namazeve:
Sipas numrit të namazeve, dita dhe nata janë ndarë në pesë pjesë të kohës, secili namaz falet në kohën e caktuar, që e ka caktuar Sheriati Islam. Koha e namazit të sabahut: fillon me të aguarit e mëngjezit, vazhdon deri para lindjes së diellit.
Koha e namazit të drekës: fillon prej kohës kur dielli e kalon zenitin e qiellit, dhe zgjat deri sa hija e çdo sendi (objekti) të rritet sa për një herë aq sa është gjatësia e sendit në pozitën vertikale.
Koha e namazit të iqindisë: fillon prej kur hija e një objekti, rritet për një deri në dy gjatësi të atij objekti, dhe vazhdon deri sa të perëndojë dielli.
Koha e namazit të akshamit: fillon me perëndimin e diellit dhe zgjatë deri sa të humbet ngjyra e kuqe e diellit që vërehet në mbrëmje në horizont.
Koha e namazit të jacisë: fillon prej kur humbet njgjyra e kuqe e diellit dhe zgjatë deri në agim të mëngjezit.
|
Kohët në të cilat nuk është e pëlqyer të falemi (mekruh):
Gjatë lindjes së diellit deri të ngrihet një apo dy shtiza të shigjetës (osten) afërsisht 30min.
Kur dielli gjendet në zenit (kupë) të qiellit, pritet deri sa ta kaloi zenitin. Gjatë perëndimit të diellit e deri të fshehet, përveç iqindisë të asaj kohe.
|
|
Lexuar: 9286 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 21-February-2010
|
|
|
|
Copyright © 2010 |
|