Sot është - E Martë | Data: 19-March-2024 | Ora: 05:31
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Namazi dhe duaja për shi


NAMAZI DHE DUAJA PËR SHI

Në disa raste Allahu xh.sh. i provokon robët e Tij edhe me thatësi, për shkak të largimit nga ibadetet, për shkak të shtimit të veprave të këqija dhe të qenit e njerëzve në gaflet (e kanë harruar All-llahun xh.sh), për këtë qëllim duhet bërë istigfar (pendim) dhe të kërkohet falje nga All-llahu xh.sh. për veprat e liga që bëjmë dhe duke pranuar at që e kemi bërë.


All-llahu xh.sh. në Kur'anin famëlartë, në suren Hudë (ajeti/52), thotë: "O populli im, kërkoni falje prej Zotit tuaj dhe ktheniu Atij, Ai ju lëshon shi me bollëk, dhe fuqisë suaj i shton fuqi, e mos refuzoni e të bëheni mëkatarë".


Si duhet vepruar në raste të tilla?


Në raste të tilla falen dy rekat namaz me xhematë, mundet edhe vetëm, dhe t'i bëhet istigfarë dhe lutje All-llahut xh.sh.


Nëse falen me xhematë, falim dy rekate, imami këndon me zë. Pas namazit ligjëron imami duke i këshilluar xhematin që t'i kthehen All-llahut dhe të pendohen për mëkatet e bëra. Pasi mbaron ligjeratën imami i kthen rrobet mbrapshtë i drejtuar nga Kibla bashkë me xhematin, i luten All-llahut xh.sh për shi. Imami qëndron në këmbë ndërsa xhemati ulur.



Është Mustehab që gjatë kësaj kohe:


a) Të dilet nga shtëpia në vendin e faljes tri ditë me radhë,
b) Në atë vendë të ecet në këmbë,
c) Të vishen me rrobe të bajtura, të arnuara, por të pastërta,
d) Të shkohet drejtë, pendueshëm, me modesti,
e) Para çdo nisje duhet dhënë sadeka (lëmoshë),
g) Në vendin e faljes duhet të vijnë pleqtë, fëmijët, lopët dhe bagëtitë tjera do t'i marrin me vete, bashkë me të vegjëlit e tyre.
 
Duaja për shi bëhet kështu: All-llahume-skina gajthen mugithen, henien, merien gadikan,muxhel-lilen sih-han eamn-nen, tabekan, daimen. (O Zot na dhuro shiun shpëtimtar, të këndshëm dhe të mirë, të mjaftueshëm, të dendur, me bollëk për çdo anë, dhe të mjaftueshëm).
Në dua marrin pjesë vetëm muslimanët.


Lexuar: 8566 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 10-February-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |