-- ** EL_KALEM **--
Sot është - E Martë | Data: 28-Marsë-2017 | Ora: 14:54
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Namazi i Bajrameve


NAMAZI I BAJRAMEVE

Namazi i bajrameve është vaxhib për ata njerëz të cilët e kanë obligim xhumanë. Falen dy rekate sikurse farzet e xhumasë, kurse hutbeja në këto namaze është sunnet. Namazin e bajrameve janë detyruar muslimanët ta falin në vitin e parë të hixhretit, këtë e argumentojmë me hadithin e Pejgamerit a.s. në transmetim të Enesit r.a. i cili ka thënë: Kur erdhi Pejgameri a.s. për herë të parë në Medine i gjeti banorët e Medinës duke festuar dy ditë në vitë.


Pejgameri a.s. i pyeti çka janë këto ditë që i festoni? Na kanë ngelë traditë nga koha e xhahilijetit u përgjegjën. Pejgameri a.s. iu tha "Allahu xh.sh. ua ka kompensuar me dy festa më të mëdhaja dhe më të dobishme, ato janë: Bajrami i Kurbanit dhe Bajrami i Ramazanit". Koha e namazit të bajrameve fillon prej kur dielli të ngrihet sa një shtizë e shigjetës (afërsisht 45min pas lindjes së diellit) dhe zgjat deri në zeval, para kohës së drekës.



Si falet namazi i bajrameve?


Namazi i bajrameve ka dy rekatë dhe falen vetëm me imam: bëhet nijeti, vendosja për namazin e bajramit, mirret tekbiri fillestar, lexohet subhanja pastaj të udhëhequr nga imami marrim edhe tri tekbir tjerë duke i ngritur duart lartë dhe heshtim. Imami fillon të këndojë elhamin dhe një sure (është e preferuar të këndohet Seb-bihisme rrabikel-eala).


Pas mbarimit të rekatit të parë imami përsëri fillon me elhamin dhe një sure (është e preferuar të këndohet Hel-etake hadithul-gashije) pas këndimit të sures marrim edhe tre tekbir, në të katërtin tekbir ulemi në ruku në sexhde dhe pas ettehijatit, salavatëve dhe duave japim selam.



Tekbiri-teshriku:


Tekbiret janë vaxhib të këndohen pas çdo namazi farz pasi të japim selam dhe para se të thomë Allahume enteselamu. Tekbiri që duhet të këndohet është: Allahu-ekber Allahu-ekber La il-lahe il-lallah-huvallahu-ekber, Allahu-ekber ve Lil-lahil-hamd. Tekbirët fillojnë të këndohen prej farzit të sabahut të ditës së Arafatit dhe zgjatin deri në iqindi të ditës së katër të Bajramit (ka edhe disa mendime tjera rreth tekbirëve, por ky është më i zgjedhur).
.


Çka është sunnet të veprohet me rastin e bajrameve?


Sikurse ditën e xhuma që thamë se muslimani duhet të pastrohet, të lahet, ti veshë rrobat më të mira që i posedon, të tregohet se me të vërtetë feston, ashtu duhet edhe në bajramet.


Me rastin e bajramit mendub (e pëlqyer) është:

Të hanë diçka para faljes së namazit të Bajramit të Ramazanit, ndërsa të vënohet ushqimi pas namazit të Bajramit të Kurbanit. Gjatë shkuarjes në xhami të këndohen tekbiret, në Bajramin e Ramazanit të këndohen me zë të ulët, ndërsa në bajramin e Kurbanit të ngrihet zëri pak më lartë.


Të ndërrojë rrugën gjatë kthimit nga xhamia, pas faljes së namazit të bajrameve. Sadekatul-fitri të jepet para faljes së namazit të bajramit. Të vizitohen varrezat, familja, shokët, farefisi, etj.


Lexuar: 977 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 10-Shkurtë-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |