-- ** EL_KALEM **--
Sot është - E Hëne | Data: 23-Janarë-2017 | Ora: 03:31
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Namazi i musafirit


 
NAMAZI I MYSAFIRIT(UDHËTARIT)

Nga sa reqate duhet t'i falë mysafiri farzet? Mysafiri çdo namaz që i ka katër rekat, i falë vetëm nga dy rekat, si drekën, iqindinë dhe jacinë, ndërsa akshamin dhe sabahun i falë ashtu siç janë, pa i shkurtuar rekatet. Sunnetet dhe nafilet (namazet vullnetare) nuk shkurtohen, edhe pse jemi mysafir.

Kur konsiderohet udhëtari musafir? Njeriu konsiderohet mysafir, kur vendos të marrë një rrugë të gjatë së paku tri ditë udhëtim si këmbësor, që është paraparë në këtë kohë afër 81km. Nuk ka ndryshim në vendimin e sheriatit nëse këtë rrugë e kalon me ndonjë mjet të shpejtë për një kohë të shkurtë. Namazi i mysafirit fillon të shkurtohet posa të largohet nga qyteti a paralagjet e tij.

Kur konsiderohet musafiri vendas (mukijm)? Njeriu konsiderohet si vendas, kur vendos të qëndrojë në vendin për nga ka udhëtuar së paku 15 ditë e më shumë. Nëse vendos të qëndrojë 14 ditë e më pakë, ai njeri ende konsiderohet si mysafir, dhe posa të kthehet në shtëpinë e vet, konsiderohet vendas.

Mysafiri a mund të del imam? Mysafiri mund të bëhet imam i musafirëve dhe i vendasëve, por duhet treguar vendasëve se është mysafir dhe se e shkurton namazin që xhemati vendas ta vazhdojë namazin. Kjo vërtetohet me shembullin e Pejgamerit a.s. i cili i ka falur banorët e Mekës vitin e çlirimit të saj; pasi i fali dy rekat u drejtua nga mekasit, duke u thënë : "Vazhdoni (namazin) o mekas se unë jam udhëtar".

 
VENDIME TË SHERIATIT RRETH MYSAFIRIT

1. Ata të cilët e vazhdojnë namazin pas imamit musafir, nuk duhet të këndojnë në rekatin e tretë dhe të katërtin, por, të qëndrojnë në heshtje, sikur të jenë me imam.

2. Lejohet që musafiri të falet pas imamit vendas (mukijm) me kusht që ta vazhdojë namazin katër rekat sikurse vendasi.

3. Kujt i kalon koha e namazit duke qenë musafir, ai njeri namazin do ta bëjë kaza ashtu si i ka kaluar musafir dy reqate nëse është namazi i drekës ose i jacisë.

4. Gjithashtu konsiderohet si musafir, nëse shpërngulet nga vendlindja në një vendë tjetër, dhe kur të kthehet në vendëlindje një kohë të shkurt ai është mysafir.

Lexuar: 2115 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 11-Shkurtë-2010
Shkruani një Koment
1  
Po Nese je Student jasht vendbanimit,me nje shtet tjeter ,si te falet,a nuk konsiderohet studenti me dy vendbanime ateher????

Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 1
Copyright © 2010 |