Sot është - E Dielë | Data: 23-Korrik-2017 | Ora: 21:35
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Namazi i vitrit


Falënderimi i takon Allahut, Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Salavatet e selamet qofshim mbi të Dërguarin e fundit Muhamedin (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!).
 
 
Vlera e namazit të vitrit Namazi i vitrit ka vlerë të madhe, për faktin se i Dërguari i Allahut nuk e linte asnjëherë, madje edhe duke qenë udhëtar, e kjo, më së miri, na dëshmon për vlerën e këtij namazi.
 
Norma e këtij namazi Vitri është sunet muekede (i fortë).

 
Koha e tij
 
 
 Ekziston konsensus (ixhma) i dijetarëve se koha e këtij namazi nuk fillon vetëm se pas jacisë e vazhdon deri në mëngjes. Ebu Busrete (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: "Vërtet, Allahu ju ka shtuar edhe një namaz, faleni atë në mes të jacisë dhe mëngjesit”. Shënon Ahmedi.

 
Koha më e vlefshme për faljen e tij
 
 
 Vonimi i faljes së tij, deri në fund të natës, është më i vlefshëm për atë që është i sigurt se do të zgjohet. Argument për këtë kemi hadithin të cilin e transmeton Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: "Kush ka frikë se nuk do të zgjohet në fund të natës, le ta falë atë në fillimin e saj, e kush shpreson të zgjohet, le ta falë në fund të saj’. Shënon Muslimi.

 
Numri i rekatëve të këtij namazi
 
 
Sa i përket numrit të rekatëve të këtij namazi, nuk ka numër të përkufizuar, por më e pakta është një rekat, duke u mbështëtur në fjalën e të Dërguarit të Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!): "Vitri është një rekat në fund të natës’. Shënon Muslimi. Kjo nuk është e urryer, pasi i Dërguari ka thënë: "Kush dëshiron ta falë vitrin një rekat, le ta bëjë këtë’. Shënon Ebu Daudi.
 
 
Ndërsa më e vlefshme është njëmbëdhjetë rekatë. I falë dy nga dy dhe e përmbyll me një. Aisha (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut i falte njëmbëdhjetë rekatë dhe e mbaronte namazin me një rekat vitër. Shënon Muslimi.
 
 
Është e lejuar të falen edhe më shumë se trembëdhjetë rekatë, duke u bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selem): "Namazi i natës falet dy nga dy rekatë e nëse ke frikë agimin e mëngjesit, atëherë fal një rekat’. Shënon Buhariu.

 
Leximi në këtë namaz
 
 
Në këtë namaz është e preferuar të lexojmë, në rekatin e parë, suren "Sebih ismi rab bikel a’ala”, në të dytin "Kul ja ejuhel kafirun” dhe në të tretin "Kul hu uallahu eha”, duke u bazuar në hadithin e Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut i lexontë këto sure. Shënon Tirmidhiu.

 
Koha e leximit të kunutit
 
 
Praktikohet në rekatin e fundit të namazit të vitrit, pas përfundimit të leximit të Kuranit dhe para shkuarjes në ruku. Është transmetuar nga i Dërguari i Allahut edhe praktikimi i tij pas ngritjes nga rukuja; të dy janë të sakta
 

 
Kazaja (plotësimi) e atij që i kaluar ky namaz
 
 
Shumica e dijetarëve mbështetin mendimin e ligjësimit të faljes së këtij namazi atij që i ka kaluar (kaza), duke u mbështetur në hadithin të cilin e transmeton Ebu Seid el Huderi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut ka thënë: "Kush fle ose harron faljen e namazit të vitrit, le ta falë kur t’i kujtohet”. Shënon Ebu Daudi.
 
 
Po ashtu, Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: "Kush gdhihet e nuk e ka falur vitrin, le ta falë atë çift e jo tek. Nëse ke praktikuar faljen e vitrit tri rekatë gjatë natës dhe ke fjetur ose ke harruar faljen e tij, atëherë e falë atë gjatë ditës, pas lindjes së diellit katër rekatë, dy nga dy, e nëse ke praktikuar faljen e pesë reketëve, atëherë i fal gjashtë, dy nga dy, e kështu me radhë (nëse ke praktikuar shtatë, i falë tetë).

 
Gjykimi i lënies së këtij namazi
 
 
Është pyetur shejhul Islam, Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) i cili ka thënë: "Falënderimi i takon Allahut, vitri është sunet dhe kjo është konsensus në mes të myslimanëve. Kush vazhdon në braktisjen e këtij namazi, dëshmia e tij nuk i pranohet. Vitri është namaz më i vlefshëm se të gjitha namazet vullnetare gjatë ditës si: namazi i duhasë, më i fortë se sunetet e drekës, akshamit e jacisë, madje prej namazeve më të mira pas farzeve. Vitri është prej namazeve më të mira të natës.
 
 
 Allahu e di më së miri”.
 
Përktheu: Almedin Ejupi 09.03.2007
 

 


Lexuar: 756 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 13-Shkurtë-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |