Sot është - E Hëne | Data: 21-Gusht-2017 | Ora: 03:30
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Namazi i xhumasë


NAMAZI I XHUMASË

Namazi është farz-ajn, dhe argumentohet me ajetin kur'anor në suren Ex-xhuma (ajeti/9) "O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë ecni shpejtë për aty ku përmendët All-llahu". Namazi i xhumasë i ka dy reqate farz, dhe 2 ose 4  sunnete-muekede, duke u bazuar në hadithin e Pejgamerit a.s. në transmetim të Ibën-Omerit r.a. "Namazi i xhumasë ka dy reqate të plota" nga thëniet e pejgamerit tuaj.


Mënyra e faljes së namazit të xhumasë:

Në fillim kur  te hyne ne xhami duhet te   fal dy ,apo kater apo me shume rekate, per pershendetjen e xhamise (Tehijjetu’l-mesxhidit)e gjitha kjo eshte e mire dhe me e pakta jane dy rekate pershendetese per xhamine para farzit të xhumasë, ndëgjohet hytbeja, falen dy reqate e farzit të xhumasë me imam,  ’Ndersa pas farzit te xhumase ka sunete me e pakta jane dy rekate dhe me e shumta jane kater rekate,sipas hadithit:”Kushdo prej jush qe do te falet pas xhumase le te fale kater.”(Muslimi,Tirmidhi e te tjere)dhe percillet nga Pejgamberi(salallahu alejhi ue selam) se falte pas xhumase ne shtepine e tij dy rekate.
Marre nga :”Mexhmu’a fetaua”te shejh Bin Bazit(rahimehullah),vell.12
 
Në kohën kur afrohet namazi i xhumasë, duhet lënë të gjitha punët dhe të shpejtohet për në namazin e xhumasë, sepse namazi i xhumasë e ka vlerën e jashtëzakonshme.


Këtë na tregon hadithi i Pejgamerit a.s. në të cilin thotë. "Ai i cili pastron trupin ditën e xhuma, dhe i pastrohet aq sa mund të pastrohet, parfymoset me erë të këndëshme, pastaj i falë ata që është i detyruar t'i falë, e ndëgjon hytben, Allahu xh.sh. ia falë mëkatet nga kjo xhuma deri në xhumanë tjetër".




Kush duhet të falë xhumanë?


Namazin e xhumasë duhet falë ai njeri i cili është:

Mashkull, nuk obligohen femrat.
I moshës madhore, në bylyg.
I lirë, nuk janë të detyruar robët.
I shëndoshë trupërisht, jo i sëmurë.
I vendit, jo mysafir.
I sigurtë nga sulmi i huliganëve,
dhe nga të ftohtit të ashpër dhe vapës së madhe.


Kujt i kalon namazi i xhumasë ose nuk i takon ta falë, ai do ta zëvendëson me drekën.


Kushtet që duhet plotësuar për namazin e xhumasë:

Koha, pra të falet në kohën e namazit të drekës.
Të falet me xhematë, ku përpos imamit të jenë së paku edhe tre xhematë.
Imam të jetë sunduesi (halifja) ose personi i autorizuar nga ai, ose ai që shërben si imam.
Të këndohet hytbja para farzit të xhumasë, të jetë i pranishëm dikush, mjaftojnë edhe dy persona, dhe hytbeja të fillojë me faleminderimin e Zoti.
Të jetë e lirë falja e xhumasë për ç'dokë dhe mos ketë pengesa për faljen (leje të përgjithshme).
Të falet në vende të mëdha, së paku në ata vende ku ka aq meshkuj të rritur sa që nuk i merr xhamia nëse hynë të gjithë.



Çka është sunnet të veprohet para xhumasë:


Ditën e xhuma duhet pastruar trupin, të vishemi me rrobat më të mira që i posedojmë, të shkohet në xhami me kohë, gjatë rrugës të këndohen lutje, të qëndrojmë në heshtje deri sa imami e këndon hytben, pa mos i falur edhe sunnetet nuk duhet dalur nga xhamia. Sa i përket imamit, është sunnet që të ulet mes dy hytbeve dhe të bëjë lutje për gjithë muslimanët dhe muslimanet të gjallë dhe të vdekur.



Mekruhet e xhumasë:


Mekruh është që gjatë kohës së xhumasë të shitet ose blehet, gjatë hyrjes në xhami mos të kalohet mbi shpinat e tjerëve që të dalë në safin e parë, gjithashtu prej që imami të fillojë hutben duhet të ndërpritet falja e namazeve duke u bazuar në hadithin e Pejgamerit a.s. "Nëse hyn dikush nga ju në xhami dhe imami mban ligjeratë në hutbe, nuk duhet  folur derisa të mbarojë imami hutben".



Lexuar: 2793 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 10-Shkurtë-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |