Sot është - E Shtunë | Data: 20-April-2024 | Ora: 06:14
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Namazi me rastin e zenies se diellit dhe henes


NAMAZI ME RASTIN E ZËNIES SË DIELLIT DHE HËNËS (EL-KUSUF DHE EL-HUSUF)


Dielli dhe Hëna janë dy argumente nga argumentet e shumta që paraqesin fuqinë dhe madhërinë e Krijeusit, All-llahut xh.sh.. Po të mos ekzistonte dielli dhe rrezet e tija që e ngrohin tokën, e ndriçojnë gjithësinë, nuk do të ekzistonin gjallesa në këtë botë të cilën jetojmë ne. Me rastin e zënies së Diellit dhe Hënës jemi të urdhëruar, që t'i drejtohemi All-llahut xh.sh. me lutje dhe ibadet, që mos të na ndërpresë këtë dhunti të Tij.



Na tregon Ibën Mes'udi r.a. se në kohën e Pejgamerit a.s. u zu Dielli ditën në të cilën i vdiqë djali i tij Ibrahimi. Njerëzit filluan të thonin: u zu Dielli për shkak të vdekjes së Ibrahimit. Kur e dëgjoi Pejgameri a.s. këtë, doli para popullit dhe tha: "Dielli dhe Hëna janë dy argumente (fakte) nga argumentet e shumta të All-llahut xh.sh., nuk zihen në rastin e vdekjes ose të lindjes së dikujt. Kur të ndodhë ndonjë rast i tillë, falenderoni All-llahun me namaze dhe lutje derisa të ndriçojë përsëri".



Sunneti-muekkede është që me rastin e zënies së Diellit dhe Hënës të falen dy rekate namaz me imam. Imami të jetë person i autorizuar, ose imam i xhamisë së atij vendi. Imami e këndon elhamin dhe një sure pa ngritur zërin, gjatë namazit është e pëlqyer që të zgjatet rukuja, sexhdeja dhe të këndohet më shumë. Pas kryerjes së namazit t'i drejtohemi All-llahut me lutje dhe dua, deri sa të ndriçojë përsëri. Nëse imami nuk është i pranishëm, secili i falë dy rekat dhe bën lutje në shtëpinë e tij.



Kështu veprohet edhe me rastin e zënies së Hënës, pa imam, sepse namazi me rastin e zënies së Hënës nuk falet me imam dhe është Mustehab, jo sunneti-muekkede. Kështu veprohet edhe në rastin e territ dhe dukurive tjera të jashtëzakonshme.


Lexuar: 1415 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 10-February-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |