Sot është - E Enjëte | Data: 25-April-2024 | Ora: 14:05
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Sexhde Tilaveti


SEXHDE TILAVETI

Definicioni: quhet ajo sexhde e cila bëhet gjatë leximit të ajetit të sexhdes nga Kura`ni. Sexhde-tilavet duhet të bëjë ai i cili e lexon ajetin e sexhdës edhe ai i cili ndodhë pranë dhe e dëgjon. Na tregon Ibën Omeri r.a. i cili thotë: lexonte Kur'an Pegameri a.s. dhe gjatë këndimit i këndonte ato ajete të cilët kanë sexhde; bënte sexhde, bënim edhe ne bashkë me të derisa nuk kishim vend ku ta vendojmë ballin.

Sexhde-tilaveti është vaxhib, sipas mundësisë duhet bërë menjëherë aty për aty edhe pse mund të shtyhet për më vonë. Ajo përbëhet prej një sexhdeje të rëndomtë, duke shkuar në sexhde dhe duke u kthyer thuhet Allahu-Ekber, nuk ngriten duart te veshët dhe nuk mbaron me selam. Nëse në namaz këndohet ajeti i sexhdes, menjëherë duhet bërë sexhde, nuk mund të shtihet për më vonë nëse e vazhdojmë këndimin më shumë se tre ajete, nëse pas ajetit të sexhdes nuk vazhdojmë këndimin, sexhden e plotëson sexhdeja e namazit.


Kushtet (shartet) e bërjes së sexhdei-tilavetit janë të njëjtat kushte që duhet plotësuar për namaz. Mjafton një sexhde për atë i cili e përsërit të njëjtin ajet të sexhdes disa herë në të njëjtin vend, por, nëse ndëron vend duhet të bëjë sexhde tjetër.


Transmetohet nga Ebu-Hurejreja r.a. i cili thotë se Pejgameri a.s. paska thënë "Nëse këndon Ibën Ademi ajet të sexhdes dhe bën sexhde, shejtani i mallkuar qanë dhe thotë në vete: mjerrë për mua. All-llahu e urdhëroi Ibën Ademin që të bëjë sexhde ai i bëri dhe e fitoi xhenetin, ndërsa më urdhëroi mua t'i bëjë sexhde unë nuk i bëra dhe e meritova zjarrin (xhehennemin)".

 
Në Kur'an sexhdei-tilavet janë përmendur në 14 vende, siç vijojnë:


Në fund të sures El-Earaf.
Në fillim të sures El-Ra`d.
Në pjesën e parë të sures En-Nahl
Nga fundi i sures El-Isra.
Në mes të sures Merjem.
Në fillim të sures El-Haxhxh.
Në pjesën e dytë të sures El-Furkanë.
Në pjesën e parë të sures En-Nahl.
Në mes të sures Es-Sexhde.
Në mes të sures Es-Sa`d.
Në mes të sures Fussilet.
Në fund të sures En-Nexhm.
Në fund të sures Inshikakë.
Në fund të sures Ikrè.

Lexuar: 9559 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 11-February-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |