Sot është - E Premte | Data: 19-April-2024 | Ora: 22:07
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Sunetet dhe adabet e namazit


 
SUNNETET DHE ADABET E NAMAZIT

Çdo vepër që e ka punuar Pejgameri a.s. në namaz, vazhdimisht pa ndërprerje jashtë disa rasteve të ralla, është sunnet të punohet, e çdo vepër që e ka punuar Pejgameri a.s. jo vazhdimisht quhen adabe.

Sheriati Islam i ka bërë vaxhibet plotësim të farzeve, e i ka bërë sunnetet plotësim të vaxhibeve, dhe i ka bërë adabet plotësim të sunneteve. Këto të gjitha janë në lidhshmëri ndërmjet veti.
 

SUNNETET E NAMAZIT

Në fillim të namazit, gjatë marrjes të tekbirit fillestar, meshkujt i ngrisin duart deri te veshët, kurse femrat deri te supet e krahëve

 

Tekbiri fillestar

Në namaz hymë duke i ngritur duartë. Shuplakat i kthejmë nga kibla e shqiptojmë :
 
"ALLAHU EKBER".


Meshkujt i lidhin duart nën kërthizë, kurse femrat mbi krahëror (gjoks); dora e djathtë të vihet mbi dorën e majtë
 
Duke qëndruar në këmbë në namaz lexojmë Kuran.

Ky lexim quhet kiraet.

Në rekatën e parë të secilit namaz lexohet:

"Subhaneke

Allllahumme,

ve bihamdike,

ve tebarekesmuke,

ve teala xhedduke,

ve la ilahe gajruke."

 
Të këndohet Subhaneja (Subhaneke All-llahume vebi hamdike vetebareke ismuke ve teala xhed-duke ve lailahe gajruke) pas tekbirit fillestar në reqatin e parë.

Të këndohet eudhu-bilahi, bismilahi pas subehanes në reqatin e parë, ndërsa bismilahi të këndohet para Elhamit në çdo reqatë, pa zë. Të thuhet amin pas Elhamit, kur falemi vetë apo me imam.



Të ndahen lëvizjet e namazit me tekbir (All-llahu ekber) si në sexhde, ruqu..

Të thuhet semiall-llahu limen hamide (Rabena lekel-lhamd), gjatë ngritjes nga rukuja, ndërsa kur të jemi pas imamit mjafton të thuhet Rabena lekel-hamd.

Në ruku të rroken gjunjtë me duar, dhe shpina të drejtohet në pozitë horizontale dhe të thuhet subehane rabbijel adhijm 3 herë
.

Përkulja me gjysmën e trupit quhet ruku: Duke bërë rukun shqiptojmë 3 here:

Leximi:


"Subhane rabbijeladhim"


 
Duke shkuar në sexhde gjunjtë të lëshohen më parë pastaj duartë dhe fytyra, ndërsa të veprojmë në të kundërtën kur të ngrihemi, më parë fytyrën, duart e pastaj gjunjtë.
 
Gjatë qëndrimit në sexhde meshkujt e ndajnë barkun nga kofsha, byrrylat prej anëve dhe llërën e dorës prej toke, ndërkaq femrat veprojnë në të kundërtë, e mbledhin barkun, duart i mbyllin.

Gjatë qëndrimit në sexhde thuhet subhane rabijel eala 3 herë.
Në sexhde shqiptojmë 3 here:
"Subhane rabbijel e'ala"

 


Gjate uljes nga sexhdja shqiptojm 3 here:
 
rabi gfirli

 
Duart lëshohen në prehër mbi gjunjtë në ulje të namazit.
Meshkujt ulen mbi këmbën e majtë të lakuar, kurse këmbën e djathtë e shtrijnë për toke duke e kthyer gishtin e madh nga Kibla, ndërkaq femrat ulen në anën e majtë ndërsa këmbët i kthejnë në anën e djathtë, dhe shqiptojm 3 here rabi gfirli dhe prape shkojm ne sexhde duke thene Allahu Ekber


Në sexhde shqiptojmë 3 here:
"Subhane rabbijel e'ala"
Pasi qe thojm 3 here "Subhane rabbijel e'ala" ngrihemi nga sexhdja duke thene Allahu Ekber Pas çdo rekati të dytë dhe në fund të namazit ulemi.

Namazi prej dy rekatesh, ka vetëm një ulje - Kadei ehire. Namazet prej tre ose katër rekatesh kanë nga dy ulje: uljen e parë pas dy rekateve dhe Kadei ehiren në mbarim të namazit.

 
Në uljen e parë e lexojmë Et-Tehijjatu.
 
Leximi:

"Et-tehijjatu lil-lahi ves-salavatu ve tajjibatu.

Esselamu alejke ejjuhen-nebiju ve rahmetull-llahi ve bereketuhu.

Esselamu alejna ve ala ibadil-lahis-salihin.

Eshehedu en la ilahe il-llah.

Ve eshhedu enne Muhammedin abduhu ve resuluhu."

 
Në uljen e fundit e lexojmë:
 
Leximi:
"Et-tehijjatu lil-lahi ves-salavatu ve tajjibatu.

Esselamu alejke ejjuhen-nebiju ve rahmetull-llahi ve bereketuhu.

Esselamu alejna ve ala ibadil-lahis-salihin.

Eshehedu en la ilahe il-llah.

Ve eshhedu enne Muhammedin abduhu ve resuluhu."

Pastaj Salavatet :
 
"All-llahume sali-li ala Muhammedin ve ala ali Muhammed.

Kema sal-lejte ala Ibrahim ve ala ali Ibrahim.

Inneke hamidun mexhid"

" Allahume barik ala Muhammedin ve ala ali Muhammed.

Kema barekte ala Ibrahime vea ala ali ibrahime.

Inneke hamidun mexhid"
dhe duatë
 
"All-llahumme Rabbena atina fid-dun-ja haseneten ve fil-ahireten haseneten ve kina adhabeden-nar.

All-llahumme Rabbenag-firli ve li validejje ve lil-mu'minine jevme jekumul-hisab".
 

 
mandej japim (shprehim) selam.
 
 
Esselamu alejkum ve rahmetull-llah
Esselamu alejkum ve rahmetull-llah

Duke dhënë selam dalim nga namazi. Selami jepet kështu: duke kthyer kokën në anën e djathë dhe ne anen e majte duke shqiptuar : Esselamu alejkum ve rahmetull-llah

Pasi të japim selam lexojmë:

"Allahume entes-selamu ve minkes-selam, Te-barekte ja dhel-xhelali vel-ikram."


Lexuar: 10581 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 17-February-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |