Sot është - E Premte | Data: 21-Korrik-2017 | Ora: 07:37
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Gjykimi per mos dhenesit e zekatit


Gjykimi per mos dhenesit e zekatit
 
 
Zekati është një nga kërkesat themelore të Islamit dhe obligim për muslimanët. Në lidhje me këtë i gjithë umeti musliman është unik dhe është bërë aq e njohur sa, nëse dikush e mohon këtë detyrim, ai do të ishte jashtë Islamit dhe ligjërisht mud të dënohej me vdekje për mosbesimin e tij, përveç rastit nëse ai do të ishte një musliman i ri dhe do të justifikohej me paditurinë e tij.

Nëse dikush nuk e paguan atë, pa e mohuar obligimin e tij, ai konsiderohet si mëkatar dhe ky veprim nuk e nxjerr atë jashtë Islamit. Është detyrë e udhëheqësit të mbledhë zekatin nga debitorët e vonuar me forcë dhe qortohet, duke marrë parasysh rastin kur ai mbledh më shumë se sasia e caktuar.

Megjithatë, sipas pikëpamjes së Ahmedit dhe Shafiut (në mendimin e tij të hershëm), udhëheqësi mund të merrte ½ e sasisë së pasurisë së debitorëve të vonshëm mbi sasinë e llogaritur për zekat si dënim.

Ky mendim bazohet në atë që Ahmedi, Nesaiu, Hakimi, Ebu Dauti dhe Bejhakiu kanë transmetuar nga Behz ibën Hakimi dhe zinxhiri i transmetuesve shkon deri tek gjyshi i tij, i cili thotë: "E kam dëgjuar Profetin e Allahut të thotë: "Nuk ka dallim në llogari për paguesin me dëshirë, nëse devetë e tij janë të rritura apo janë të vogla.

Por, në qoftë se dikush nuk e paguan atë, atëherë do t’i merret atij si detyrim ½ e pasurisë së tij, kjo pasi është një e drejtë e Zotit tonë të Lartësuar dhe të Madhëruar dhe nuk i takon asgjë nga ajo pasuri familjes së Muhamedit”.[20]

Ahmedi është pyetur për zinxhirin e këtij hadithi dhe ai e ka konsideruar si të mirë. Hakimi thotë për Behzin se hadithi tij është autentik. Imam Shafiu, sipas Bejhakiut, nuk e ka përfshirë atë në konsideratën e fik’hut duke thënë se ky hadith nuk është konfirmuar nga studiuesit e hadithit e po të vërtetohej ky hadith, do të vepronim sipas tij.

Në qoftë se disa njerëz nuk e paguajnë zekatin duke e ditur se është detyrë dhe duke pasur mundësi për ta paguar, ata duhet të luftohen, derisa ta dorëzojnë dhe ta paguajnë atë.

Buhariu dhe Muslimi tansmetojnë nga Umeri se ai e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: "Jam urdhëruar t’i luftoj njerëzit, derisa të dëshmojnë se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Tij, të falin namazin dhe të japin zekatin. Nëse e bëjnë këtë kanë siguruar jetën dhe pasuritë e tyre, përveçse nga ajo që i detyrohen Islamit dhe llogaria e tyre është tek Allahu”.[21]

Ebu Hurejra transmeton të ketë thënë se kur vdiq Muhamedi (a.s.) dhe atë e pasoi si kalif Ebu Bekri (r.a.), disa arabë e lanë fenë duke u bërë shkak që Ebu Bekri t’u shpallë luftë atyre.[22] Umeri i tha atij: "Pse duhet t’i luftosh këta njerëz, kur Profeti (a.s.) thotë: "Jam urdhëruar t’i luftoj njerëzit, derisa të dëshmojnë se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Tij, të falin namazin dhe të japin zekatin.

Nëse e bëjnë këtë kanë siguruar jetën dhe pasuritë e tyre, përveçse nga ajo që i detyrohen Islamit dhe llogaria e tyre është tek Allahu”.

Ebu Bekri (r.a.) iu përgjigj: "Pasha Allahun! Unë do t’i luftoj ata që e ndajnë namazin nga zekati, se zekati është detyrë mbi pasurinë. Pasha Allahun! Nëse ata do mbanin edhe një kec që e paguanin në kohën e të Dërguarit të Allahut, unë do t’i luftoja ata për atë ndalesë”.

Pastaj Umeri (r.a.) tha: "Për Zotin! Ishte Ai që ia dha Ebu Bekrit (r.a.) njohurinë e saktë për të luftuar dhe unë e mora vesh mirë se ai kishte pasur të drejtë”.[23]

I njëjti hadith i transmetuar nga Muslimi, Ebu Daudi dhe Tirmidhiu ka variantin vijues: "Nëse ata ndalojnë edhe litarin e devesë”[24], në vend të kecit.

Lexuar: 531 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 03-Shkurtë-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |