Sot është - E Martë | Data: 16-April-2024 | Ora: 15:39
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Nxitja për të dhënë zekat


Nxitja për të dhënë zekat
 
 
a)Argumente nga Kurani

Nëpërmjet sures Teube në ajetin 103, Profeti (a.s.) autorizohet të marrrë një sasi të caktuar nga pasuria e besimtarëve në formën e zekatit të detyrueshëm ose një shumë të pacaktuar vullnetare të zekatit (zekati tetavu). Në këtë ajet, "pastrimi” do të thotë t’i pastrojë ata nga kopracia dhe lakmia.

Gjithashtu dhe nga harresa e të varfërve dhe të vobektëve. T’i shenjtërosh ata, do të thotë t’i vlerësosh dhe respektosh përmes veprave të mira dhe bekimeve, në mënyrë që ata të jenë të lumtur si në këtë botë, ashtu dhe në tjetrën. Duke iu referuar jetës në botën tjetër, Allahu thotë:

"Të devotshmit janë në kopshte dhe burime. Të kënaqur që kanë atë që u dha Zoti i tyre se ata më parë ishin mirëbërës. Ata ishin që flinin pak natën, në syfyr kërkonin falje per mëkatet dhe në pasuritë e tyre kishin caktuar të drejtë për lypësin dhe të ngratin”. (Edh-Dharijatë, 15-19)

Allahu e cilëson bamirësinë dhe të vepruarit drejt si cilësi të veçantë të përkushtimit. Si pasojë e bamirësisë së tyre, ata falen natën dhe kërkojnë falje nga Allahu në agim si një mënyrë adhurimi dhe afrimi tek ai. Bamirësia e tyre shfaqet kur ata u japin të varfërve të drejtën e tyre në shenjë respekti dhe mëshire për ta.

Zoti i Madhëruar më tej thotë:

"Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur me njëri-tjetrin; urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë nga e keqja; falin namazin dhe japin zekatin; respektojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Njerëz të tillë Allahu ka për t’i mëshiruar...”. (Et-Teube, 71)

Të tillë persona janë ata që janë bekuar nga Zoti i tyre dhe u është dhënë mëshira e Tij. Ata që i besojnë sinqerisht Allahut, kujdesen për njëri-tjetrin me mbështetje e dashuri dhe nxisin për të mirë dhe ndalojnë nga punët e këqija.

Ata kanë një lidhje të fortë me Allahun nëpërmjet lutjes dhe që i forcojnë lidhjet e ndërsjella midis tyre përmes zekatit.
Si përfundim, këta njerëz janë ashtu siç paraqiten në suren El-Haxh në ajetin 41, ku thuhet:

"…ata të cilët, pasi janë vendosur në tokë, e falin namazin, japin zekatin, urdhërojnë për punë të mira dhe ndalojnë nga punët e këqija. Allahut i takon përfundimi i çështjeve”. Pra, dhënia e zekatit është një nga arsyet që njerëzve të drejtë u jepet fuqi në tokë.

b) Argumente nga hadithi

Tirmidhiu transmeton nga Ebu-Kebsheh El-Amari se Profeti (a.s.) ka thënë: "Betohem mbi tre gjëra dhe ju kërkoj t’i mbani mend fjalët e mia: Sadakaja nuk e pakëson kurrë pasurinë nga e cila nxirret; një person të cilit i bëhet padrejtësi dhe bën durim në këtë, Zoti do t’i shtojë krenari; një njeri që fillon të lypë, Zoti do ta bëjë atë të varfër”.[8]

Ebu Hurejra tregon se Profeti (a.s.) ka thënë: "Allahu e merr bamirësinë e bërë me dorën e Tij të djathtë dhe pastaj e shton atë për ndonjërin nga ju, në të njëjtën mënyrë siç ju rritni një mëz, një viç ose një deve të vogël, kështu që grimca bëhet aq e madhe sa mali i Uhudit”.[9] Transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu dhe ky i fundit e gradon këtë hadith të vërtetë.

Për përmbajtjen e këtij hadithi Uakiu thotë: "Kjo gjë është e vërtetuar edhe nga Kurani:

"A nuk e dinin ata se Allahu është ai që pranon pendimin e robërve të Tij, pranon lëmoshat…” (Et-teube, 104) dhe

"Allahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën ...” (El-Bekare, 276)

Përsëri Ahmedi transmeton me një zinxhir transmetuesish që konsiderohet i vërtetë se Enesi ka thënë: "Një njeri i fisit Temim shkoi tek i Dërguari i Zotit dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut! Unë kam shumë pasuri, një familje të madhe, një shumë të madhe parash dhe e nderoj mysafirin.

Më trego çfarë të bëj dhe si ta shpenzoj atë?”

I Dërguari i Zotit iu përgjigj: "Ndaje zekatin e pasurisë tënde, se me të vërtetë ai ështe një pastrues që të pastron, ji i sjellshëm me të afërmit e tu dhe prano të drejtat e të varfërve, fqinjëve dhe lypsëve!”[10]

Transmetohet nga Aishja se Profeti (a.s.) ka thënë: "Betohem mbi tre gjëra: Allahu nuk e barazon atë që ka hise në Islam me atë që nuk ka. Hiset e Islamit janë tre: namazi, agjërimi dhe zekati. Në qoftë se një njeri kujdeset për një tjetër në këtë botë, Allahu do të kujdeset për të Ditën e Gjykimit.

Nëse Allahu pëlqen një njeri të caktuar në këtë botë, me siguri që do ta bëjë atë edhe Ditën e Gjykimit. Përsa i përket të katërtës, unë po të betohem mbi të shpresoj të mos bëj gjynah e ajo është se, nëse Allahu ia mbulon gabimet një robi në këtë botë, me siguri se do t’ia mbulojë edhe në Ditën e Gjykimit”.[11]

Tabaraniu transmeton në librin "El-Eusat” se Xhabiri tregon: "Një burrë tha: O i dërguar i Allahut! Çfarë fiton dikush që paguan zekatin e mallit të tij? I Dërguari i Allahut iu përgjigj: "Shpërblimi për atë që jep zekatin e mallit të tij është largimi i së keqes brenda vetes”.[12]

Për të njëjtën temë, Buhariu dhe Muslimi transmetojnë se Xherir ibën Abdullahu ka thënë: "Unë i dhashë besën Muhamedit (a.s.) se do të falja namazin, do të jepja zekatin dhe do të këshilloja çdo musliman”.[13]

Lexuar: 7668 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 03-February-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |