-- ** EL_KALEM **--
Sot është - E Dielë | Data: 11-Dhjetor-2016 | Ora: 06:59
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Zekati në jurisprudencën islame


Zekati në jurisprudencën islame

Përkufizim
 
Zekati është ajo pjesë e caktuar e pasurisë së dikujt që Zoti obligon që ajo të jetë e destinuar për të varfërit.

Termi rrjedh nga rrënja e foljes arabe "të shtosh”, "të pastrosh” dhe "të bekosh”. Origjina e tij është në urdhërat e Allahut:

"Merr prej pasurisë së tyre lëmoshë që t’i pastrosh me të dhe t’u shtosh...” (Et-Teube, 103)
Kjo është arsyeja që kjo lloj sadakaje është quajtur zekat, pasi me pagesën e saj personi shpreson të marrë bekimin, pastrimin dhe rritjen e veprave të mira.

Duke marrë parasysh natyrën e tij, nuk është e çuditshme që zekati përbën një

nga pesë shtyllat e Islamit. Ai i është bashkangjitur namazit në 82 ajete kuranore. Allahu i Lartësuar ka porositur për të në Kuran, Profeti e vërteton atë me Sunetin e tij dhe po ashtu umeti është unik në këtë.

Ibën Abasi transmeton se, kur Profeti (a.s.) e dërgoi Muadh ibën Xhebelin ne Jemen (si guvernator të tij), i tha: "Ti po shkon tek një popull që janë ithtarë të Librit. Ftoi ata të pranojnë shehadetin: Nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se unë jam i Dërguari i Tij.

Nëse e pranojnë dhe e deklarojnë këtë, thuaju që Allahu i Madhëruar i ka urdhëruar për pesë namaze gjatë ditës dhe natës. Nëse e pranojnë, thuaju gjithashtu se Ai ka urdhëruar për sadaka nga pasuritë e tyre, e cila merret nga të pasurit e shoqërisë muslimane dhe u ndahet të varfërve të tyre.

Nëse e pranojnë edhe këtë, ki kujdes dhe mos e merr pasurinë më të dashur të tyre dhe frikësohu lutjes së atij që i është bërë padrejtësi, pasi nuk ka pengesë midis asaj dhe Allahut”. [6]

Tabaraniu në librin e tij "El-Ausat” dhe "Es-Sagir” transmeton nga Aliu (r.a.) se Profeti (a.s.) ka thënë: "Allahu ka detyruar muslimanët e pasur të japin një pjesë nga pasuria e tyre sipas nevojave të të varfërve të tyre. Të varfërit nuk do të vuajnë kurrë nga uria apo mungesa e veshmbathjes, derisa të pasurit të mos e neglizhojnë detyrimin e tyre.

Nëse veprojnë kështu, Zoti me siguri do t’u kërkojë llogari dhe do t’i dënojë ashpër”.[7] Hadithi transmetohet nga Tabaraniu dhe ai ka thënë se ky hadith është përcjellë vetëm nga ana e Thabit ibën Muhamed Zahidit.

Në ditët e hershme të Islamit në Mekë nuk ishte vendosur kufi ose përcaktim mbi sasinë që do dhurohej. Ky vendim i ishte lënë ndërgjegjes dhe bujarisë së individit musliman. Vitin e dytë të hixhretit, sipas autoriteteve të njohura gjerësisht, si lloji ashtu edhe sasia e zekatit, ishin të caktuara dhe ishin siguruar ilustrime të detajuara.

Lexuar: 577 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 03-Shkurtë-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |