Sot është - E Premte | Data: 26-April-2024 | Ora: 08:28
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Argumentet e Tevhidit (Njësisë) së Allahut



Argumentet e Tevhidit (Njësisë) së Allahut
 
 
Argumentet që dëshmojnë Njësinë e Allahut janë të shumta, e ai që përsiatë në to dhe i studion me mendjen e tij, pajiset me dituri dhe i shtohet bindja e tij në Veçimin e Zotit subhanehu ve teala, në Njësimin e Tij në Veprat, Emrat, Cilësitë dhe në të adhuruarit e Tij.


Po sjellim si shembuj disa nga këto argumente:

 
 
A.Madhështia e krijimit të kësaj ekzistence, preciziteti i ndërtimit të
saj dhe llojllojshmëria e krijesave të saja,sistemi preciz në të cilin ecën. Ai i cili përsiatë dhe mendon në këto, bindet në Njësinë e Allahut.
 
 
Ai i cili përsiatë në krijimin e qiejve dhe tokës, krijimin e diellit dhe të hënës, krijimin e njeriut dhe kafshëve, krijimin e bimëve dhe gjërave të ngurta, bindet se këto kanë Një Krijues të Përsosur në Emrat e Cilësitë e Tij, në të adhuruarit e Tij, e këto argumentojnë se Ai është Një, i Vetmi që meriton adhurimin.
 

Thotë Allahu, i Lartësuar qoftë:
 
 
"Dhe në të (tokë) Ne kemi krijuar bjeshkë të paluhatshme që të mos i lëkundë ata, dhe nëpër to kemi bërë lugina e rrugë, në mënyrë që ata të dinë të orientohen".(El Enbija-31).
 
 
"Qiellin ua kemi bërë kulm të sigurt, por ata zbrapsen prej atyre argumenteve".(El-Enbija-32)
 
 
"Ai është që krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë". (El-Enbija-33)
 
 
"Nga argumentet e Tij është krijim i qiejve e i tokës, ndryshimi i gjuhëve tuaja dhe i ngjyrave tuaja. Edhe në këtë ka argumente për njerëz".
(Er Rum-22).

 
B.Ajo me të cilën Allahu i dërgoi të Dërguarit, siç janë ligjet, dhe i forcoi ata me shenja e argumente që dëshmojnë.

Njësinë e Tij dhe Veçimin e Tij azze ve xhel-le në adhurim. E gjithë ajo që e bëri ligj Allahu për krijesat e Tij është argument i qartë se këto rregulla nuk burojnë nga askush pos Zotit të Urtë e të Ditur për krijesat e Tij, që e di se çka ju përshtatet (prej ligjeve) krijesave të tij.
 
Thotë Allahu xhel-le shanuhu:

"Ne i dërguam të dërguarit Tanë me dokumente të qarta dhe Ne zbritëm me ata librin dhe drejtësinë që t'i përmbahen njerëzit të së drejtës".
(El Hadid -25).
 
 
Thuaj: "Edhe sikur të bashkoheshin njerëzit dhe xhinët për të sjellë një Kur'an të tillë, ata nuk do të mund të bënin si ky, sado që do ta ndihmonin njëri - tjetrin”.(El Isra-88).

 
C.Natyrshmëria (fitreja) të cilën e mbolli Allahu në zemrat e robëve rezulton në pranimin e Njësisë së Allahut.
 
 
Kjo është çështje e vendosur thellë në shpirtëra. Derisa ta goditë njeriun ndonjë dëm e gjen këtë natyrshmëri dhe i kthehet Allahut, e nëse njeriu shpëton nga dyshimet, e dyshimet janë ato që ia ndërrojnë natyrshmërinë e tij, nuk do të kishte gjetur kënaqësi shpirtërore, veçse pranimit dhe nënshtrimit para Veçimit të Allahut në adhurim, në Emrat, Cilësitë e Veprat e Tij dhe nënshtrimit ndaj ligjit të Tij, me të cilin i dërgoi të Dërguarit e Tij,paqja e shpëtimi qofshin mbi ta.
 

Thotë Allahu i Lartësuar:
 
"(përqëndrohuni në atë fé) Të kthyer sinqerish tek Ai, kini frikë prej Atij dhe faleni namazin e mos u bëni nga idhujtarët".(Er-Rum-31)
 
 
Thotë i Dërguari sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: "Çdo foshnjë lind me natyrshmërinë (që e ka mbjellur Allahu), e prindërit e tij e jehudizojnë apo e kristianizojnë apo e mexhusizojnë(Mexhusi ju thuhet adhuruesve të zjarrit)mandej lexoi (ajetin): "natyrshmëria e Allahut në të cilën i krijoi njerëzit” (Buhariu).



Lexuar: 672 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 02-March-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |