Sot është - E Premte | Data: 29-March-2024 | Ora: 06:43
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Definicioni i Ibadetit (adhurimit)



Definicioni i Ibadetit (adhurimit)
 
Ibadeti (adhurimi) është term gjithpërmbledhës për çdo gjë që e don Allahu dhe është i kënaqur me të, si bindjet, punët e zemrës dhe punët e gjymtyrëve dhe çdo gjë e cila të afron te Allahu, qoftë punë apo lënie
(e punës së keqe).
 
Hyn gjithashtu në përkufizimin e ibadetit çdo gjë që e ka ligjësuar Allahu në Librin e Tij apo në Sunnetin e të Dërguarit të Tij Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sellem. Bëjnë pjesë këtu adhurimet e llojllojshme.
 
 
Ka prej tyre adhurime të zemrës siç janë gjashtë kushtet e imanit, frika, shpresa, mbështetja, shpresa në mëshirë, frika nga ndëshkimi e ibadete tjera. Ka prej tyre edhe adhurime të dukshme siç janë namazi, zekati, agjërimi dhe haxhi.
 
 
Ibadeti (adhurimi) nuk është i vlefshëm derisa të ndërtohet në dy themele:
I pari është sinqeriteti në adhurimin e Allahut dhe mosshoqërimi i dikujt tjetër në adhurim, e ky është kuptimi i dëshmisë La ilahe il-lall-llah (Nuk meriton kush adhurim pos Allahut)


Thotë i Lartësuari:

 
"Vini re! Adhurim i sinqertë është vetëm ai për All-llahun! Ndërsa ata që në vend të Tij adhurojnë miq të tjerë (duke thënë): Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër, vetëm që të na afrojnë sa më afër All-llahut, s'ka dyshim se All-llahu do të gjykojë mes tyre për atë që ata ishin në kundërshtim. E, është e vërtetë se All-llahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë atë që është rrenës, jobesimtar".(Ez Zumer-3).
 
 
"E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij,".(El Bejjineh-5).
 
 
I dyti është pasimi i asaj me të cilën ka ardhë i Dërguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Pra, që të veprojë robi atë që e ka vepruar i Dërguari sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në mënyrën se si e veproi ai pa ndonjë shtesë e as mangësim. E ky është kuptimi i dëshmisë Muhammedun resulull-llah (Nuk meriton kush pasim pos Muhammedit të Dërguarit të Zotit).
 

Thotë Allahu, qoftë i Lartësuar:
 
"Thuaj: "Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t'ju dojë, t'ju falë mëkatet tuaja,".(Ali Imran-31).
"Çka t'ju japë Pejgamberi, atë merrnie, e çka t'ju ndalojë,përmbanju dhe kini frikë All-llahun",.(El Hashr-5 ).
 
 
."Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht".(En Nisa-65).
 
 
Të adhuruarit e plotë nuk realizohet pa këto dy çështje:
 
E para: Përsosmëria e dashurisë ndaj Allahut, ashtuqë robi i jep përparësi dashurisë ndaj Allahut dhe dashurisë ndaj atyre që i don Allahu, para dashurisë ndaj çdo gjëje tjetër.
 
 
E dyta: Përsosmëria e nënshtrueshmërisë dhe e përuljes ndaj Allahut,
ashtuqë robi i nënshtrohet Allahut duke i kryer urdhërat e Tij dhe duke u larguar nga ato që i ka ndaluar Ai.
 
 
Pra, të adhuruarit është shprehje që përmbledh përsosmërinë e dashurisë dhe përsosmërinë e nënshtrimit, përuljes, shpresës dhe frikës. Me këtë realizohet të adhuruarit e robit ndaj Zotit dhe Krijuesit të Vet. Duke e adhuruar Allahun robi arrin te dashuria e Allahut dhe kënaqësia e Tij. Allahu dëshiron që robi i Tij t’i afrohet me ato që ia bëri obligim.
 
 
E sa më shumë që robi i shton ibadetet vullnetare (nafilet), shtohet afria e tij ndaj Allahut azze ve xhel-le dhe ngritet shkalla e tij tek Allahu. Kjo bëhet shkak prej shkaqeve të hyrjes në Xhennet me mirësinë e Allahut dhe me mëshirën e Tij.
 
 
Thotë Allahu subhanehu ve teala:
."Luteni Zotin tuaj të përulur e në heshtje, pse Ai nuk i do ata që e teprojnë".(El A’raf-55).

Lexuar: 912 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 02-March-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |