Sot është - E Enjëte | Data: 25-April-2024 | Ora: 01:41
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

E dyta- Bindja se Allahu i Lartësuar veçohet me Emrat


E dyta- Bindja se Allahu i Lartësuar veçohet me Emrat më të bukur dhe Cilësitë me të plota, disa prej të cilave ia njoftoi robëve në Librin e Tij apo në Sunnetin e të Dërguarit të fundit të Tij,Muhammedit sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem.

Thotë Allahu, qoftë i Lartësuar:
 
 
"All-llahu ka emrat më të mirë, andaj Atë thirreni me ata e hiquni nga ata që bëjnë shtrembërime me emrat e Tij. Ata kanë për t'u shpërblyer (me dënim) për veprimet e tyre".(El A’raf 180).
 
Thotë i Dërguari sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: "Me të vërtetë Allahu ka 99 emra e kush i mëson (i vërteton dhe përfiton nga përmbajtja e tyre), do të hyjë në Xhennet. Ai është Tek dhe e don tekun” (Buhariu dhe Muslimi)
 

Kjo bindje është e ndërtuar mbi dy themele të mëdha:
 
1.Allahu ka Emra të bukur dhe Cilësi të përsosura që argumentojnë cilësi të përsosura e jo të mangëta nga asnjë pikvështrim. Nuk i përgjason dhe nuk e shoqëron në to asgjë dhe asnjëra nga krijesat.
 
 
Nga Emrat e Tij, qoftë i Lartësuar, është El Hajju (I Gjalli) dhe Ai e ka cilësinë e Gjallërisë, e cila obligohet t’i vërtetohet Atij, i Lartësuar qoftë, në mënyrë të përsosur ashtu si i takon Atij, e kjo gjallëri është Gjallëri e plotë dhe e gjithmonshme, janë përmbledhur në të lloje të shumta të përsosmërive siç janë Dija, Fuqia e të ngjashme, gjallëri që nuk është e paraprirë prej jogjallërisë, gjallëri që nuk i nënshtrohet fundit.
 

Thotë Allahu, qoftë i Lartësuar:
 
 
"All-llahu është një, nuk ka zot tjetër përveç Atij. Ai është mbikqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm. Atë nuk e kap as kotja as gjumë, gjithçka ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij...."(El-Bekare-255).
 

1.Allahu i Lartësuar absolutisht është i zhveshur nga cilësitë e mangëta e të metat, siç janë gjumi, paaftësia, mosdija, padrejtësia e të ngjashme, ashtu siç është i zhveshur nga përgjasimi me krijesat. Pra, obligohet mohimi i asaj që e ka mohuar Allahu për veten e Tij dhe që e ka mohuar i Dërguari sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem për Zotin e Tij.
 
 
Gjithë kësaj i shtohet bindja se Allahu është i cilësuar me përsosmëri, të kundërtën e atyre që i mohohen Atij, e nëse e ia mohojmë Atij të koturit, me këtë e vërtetojmë Vigjëlimin e përsosur të Tij, e nëse ia mohojmë gjumin, e vërtetojmë Gjallërinë e Tij të përsosur. Kështu pra, çdo mohim i diqkafit për Allahun e Lartësuar, përmban në vete vërtetimin e të përsosurës, të kundërtës së tij, e Ai është i Përsosur e çdo gjë pos Tij është e mangët.
 
 
Thotë Allahu, qoftë i Lartësuar:
 
"Asnjë send nuk është si Ai; Ai është dëgjuesi, shikuesi".(Esh-shura-11).
 
 
..."e Zoti yt nuk bën padrejtë ndaj robërve". (Fussilet-46).
 

"..All-llahu nuk është i tillë që ndonjë send në qiej e as në tokë të mund ta bëjë të paaftë Atë; Ai është i dijshëm, i fuqishëm.(Fatir-44 ).

..."e Zoti yt nuk është që harron."(Mejrem-64)
 

Besimi në Emrat, Cilësitë dhe Punët e Tij është rruga e vetme për njohjen e Allahut dhe adhurimin e Tij. Kjo është sepse Allahu e pamundësoi për robët e Tij në këtë botë që ta shohin me sy, por e hapi këtë portë të dijes, që përmes saj e njohin Zotëruesin dhe të Adhuruarin e tyre dhe e adhurojnë në përputhje me këtë njohje të vërtetë dhe të shëndoshë. Adhuruesi e adhuron atë që e cilëson, falsifikuesi e adhuron atë që nuk ekziston, përgjasuesi e adhuron idhullin, e myslimani e adhuron Allahun e Vetëm, që nuk e ka lindur dikë, e as që është i lindur, e që askush nuk është i barabartë me Të.

 

Duhet t’i kemi parasysh te vërtetimi i Emrave të bukur të Allahut çështjet vijuese:
 

1.Besimi në vërtetimin e të gjithë Emrave të bukur, të përmendura në Kur’an dhe Sunnet, pa bërë ndonjë shtesë në to apo mangësim.

Thotë Allahu i Lartësuar:
 
 
" Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, sundues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave që i mvishen), shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë), sigurues (që i siguroi njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli) mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjell çdo send), i plotfuqishëm, mbizotërues, i madhërishëm. I lartësuar është All-llahu nga çka i shoqërojnë!".
(El-Hashër-23).
 

 
Është vërtetuar me Sunnet, se i Dërguari sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e ka dëgjuar një njeri duke thënë: "O Zoti im, unë po kërkoj prej Teje, se Ti je Ai që të takon falënderimi, nuk meriton kush adhurim pos Teje, Gjithbëmirës, Shpikës i qiejve dhe tokës, o Zotërues i Madhështisë dhe Nderimit të pa kufi, o I Gjallë dhe Vigjëlues”. Tha i Dërguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: "A e dini se me çka e luti Allahun?” I thanë: Allahu dhe i Dërguari i Tij e din më së miri! Tha: "Pasha Atë që shpirti im është në dorën e Tij, e ka lutur Allahun me Emrin e Tij më të madh, Emër me të cilin nëse lutet me të, përgjigjet, e nëse i kërkohet diçka, jep ” (Ebu Davudi dhe Ahmedi).
 
 
2.Besimi se Allahu është Ai i Cili e emërtoi Veten e Tij, e nuk emërtohet prej dikujt nga robërit, e Ai, i madhëruar qoftë, është që e lavdëroi Veten me këto Emra, e nuk janë emra të shpikur e të krijuar.
 
 
3.Besimi se Emrat e bukur të Allahut përmbajnë në vete domethënie shumë të përsosura, nuk ka mangësi në to nga asnjë pikvështrim, dhe obligohet besimi në këto kuptime, ashtu siç obligohet besimi në këto Emra
 
 
4.Obligohet respektimi i kuptimeve të këtyre Emrave dhe moskundërshtimi i tyre qoftë me shtrëmbërimin e të vërtetës së tyre apo me mohimin e tyre.
 
 
5.Besimi në gjithë atë që e përmban secili Emër, duke filluar prej rregullave e mandej gjithë asaj që nënrenditet pas tyre: veprimeve dhe ndikimeve.
 

Për t’i qartësuar këto pesë çështje, do të sjellim një shembull për to me Emrin e Allahut, Es Semi’u (Dëgjuesi). Obligohemi për këtë Emër t’i kemi parasysh këto gjëra:
 
 
A) Besimi në vërtetimin e Emrit "Dëgjuesi”, si një nga Emrat e Bukur të Allahut, se është i përmendur në Kur’an dhe Sunnet.
 
B) Besimi se Allahu është Ai i Cili e emërtoi Veten me këtë Emër, ka folur për të dhe e ka zbritur në Librin e Tij madhështor.
 
C) Besimi se "Dëgjuesi”, argumenton "dëgjimin”, e ky është një nga Cilësitë e Tij. Ç) Obligimi i respektimit të Cilësisë së dëgjimit për të cilën na argumentoi Emri "Dëgjuesi” dhe ndalimi i shtrembërimit të kuptimit të vërtetë të saj apo mohimit të saj.
 
 
D) Besimi se Allahu dëgjon çdo gjë dhe se dëgjimi i Tij përfshin të gjithë zërat dhe besimi në ndikimin që nënrenditet pas këtij besimi e që është mbikëqyrja e Allahut, droja dhe frika ndaj Tij. Gjithashtu bindja e plotë
në atë se Allahut, qoftë i Lartësuar, nuk i fshehet asgjë.
 
Duhet të kemi parasysh në vërtetimin e Cilësive të përsosura të Allahut me sa vijon:
 
 
1.Vërtetimin e të gjitha Cilësive të përmendura në Kur’an dhe Sunnet, për Allahun e Lartësuar, si të vërteta pa ndonjë shtrembërim apo mohim.
 
 
2.Besimi i prerë se Allahu i Lartësuar është i cilësuar me Cilësi të përsosura,i Pastër nga çdo cilësi e mangët.
 

3.Ndalimi i përgjasimit të Cilësive të Allahut me cilësitë e krijesave.
Nuk është askush si Allahu i Madhëruar as në Cilësitë e Tij e as në
Punët e Tij.

Thotë Allahu i Lartësuar:
 
"Asnjë send nuk është si Ai; Ai është dëgjuesi, shikuesi." (Esh shura-11).
 
4.Mosinteresimi i plotë për njohjen e formës së këtyre Cilësive, se nuk e di formën e Cilësisë së Allahut askush përveç Tij, pra, nuk ka mundësi që krijesa të arrijë te kjo njohje.
 

5.Besimi në atë që nënrenditet pas këtyre Cilësive, qofshin ato rregulla, apo ndikime që i përmbajnë, e çdo Cilësi përmban në vete adhurim.
Për t’i qartësuar këto pesë çështje, do ta sjellim një shembull për to, me Cilësinë e Allahut, El Istiva’u, "Qëndrimi mbi Arsh”. Obligohemi për këtë Cilësi t’i kemi parasysh këto gjëra:
 
1.Vërtetimi i Cilësisë "Qëndrimi mbi Arsh” për Allahun e Madhëruar dhe besimin në të pasiqë është përmendur në argumentet e sheriatit.

Thotë Allahu i Lartësuar:
 (E Ai është) Mëshiruesi që krijoi tokën dhe qiejt e lartë.( Ta-Ha-5)
 
 
2.Vërtetimi i Cilësisë "Qëndrimi mbi Arsh” për Allahun e Madhëruar, në mënyrën më të përsosur ashtu si i takon Atij, qoftë i Lartësuar. Kuptimi i saj është Lartësimi dhe Ngritja e Allahut mbi Arshin e Tij realisht, ashtu si i takon Madhërisë së Tij.
 
3.Ndalimi nga të përgjasuarit e qëndrimit të Krijuesit mbi Arsh, me qëndrimin e krijesave, duke e ditë se Allahu është i pavarur dhe nuk ka nevojë për Arshin, e qëndrimi i krijesave obligohet nga varësia dhe nevoja.
 
Thotë Allahu i Lartësuar:
."Asnjë send nuk është si Ai; Ai është dëgjuesi, shikuesi".(Esh-shura-11)

 
4.Ndalimi i detalizimit rreth mënyrës së qëndrimit të Krijuesit mbi Arsh, se kjo është çështje e fshehtë që nuk e din askush përveç Allahut azze ve xhel-le.
 
 
5.Besimi në dispozitën dhe ndikimin që nënrenditet, e që është vërtetimi i madhështisë së Allahut, Lartmadhërisë dhe Krenarisë që i takon Atij. E argumenton këtë Lartësia e Tij absolute, qoftë i madhëruar, mbi të gjithë kreaturën dhe animi i zemrave në këtë madhështi ashtu si thotë njeriu në sexhde: Subhane rabbijel a’la (I pastër nga çdo e metë është Zoti im i Lartësuar).
 

Lexuar: 1139 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 05-March-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |