Sot është - E Premte | Data: 26-April-2024 | Ora: 15:10
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

E para- Bindja se kjo kreaturë e ka Një Zot të Vetëm


Realizimi i këtij besimi
 
 
Realizohet besimi në Allahun e Lartësuar me këto që vijojnë:
E para- Bindja se kjo kreaturë e ka Një Zot të Vetëm, që Vetëm Ai e krijoi, e zotëron dhe e udhëheqë, i ndryshon çështjet e saj, me furnizim, me fuqi e me vepër, duke e gjallëruar dhe duke e vdekur, duke i bërë dobi dhe duke e dëmtuar.
 
 
Zot që nuk ka tjetër pos Tij, bën Vet ç’të dojë dhe gjykon si të dojë, e lartëson kënd të dojë dhe e poshtëron kënd të dojë, në dorë të Tij është mbretërimi i qiejve dhe tokës e që është i Gjithfuqishëm mbi çdo gjë, që di çdo gjë, i panevojshëm për ndokënd.
 
 
E gjithë çështja është në dëshirën e Tij, e gjithë e mira është në dorën e Tij, nuk ka shoq në punët e Tij, e as mbizotërues mbi të në çështjet e Tij. Përkundrazi, e gjithë kreatura, qofshin melekët, njerëzit apo xhinët janë robër të tij, që nuk dalin nga zotërimi i Tij, fuqia e Tij e as nga dëshira e Tij, qoftë i Lartësuar.
 
 
Punët e tij nuk janë të kufizuara, e as nuk kufizohen me numër, e të gjitha këto specifika janë të vërteta vetëm për Të të Vetmin e të pa shoq, e nuk i meriton ato askush pos Tij dhe nuk lejohet përshkruarja dhe vërtetimi i ndonjërës prej tyre për dikë tjetër pos Allahut të Lartësuar.
 

Thotë Allahu i Lartësuar:
 
"O njerëz, adhurojeni Zotin tuaj, i cili ju krijoi juve edhe ata që ishin para jush ashtu që të jeni të devotshëm (të shpëtuar)".(El-Bekare-21)
 
 
"Ai, i cili për ju bëri tokën shtrat (vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit ju lëshoi shi me të cilin ju siguroi lloje të frutave si ushqim për ju,".(El-Bekare-22)
 
 
" Thuaj: "O All-llah, Sundues i çdo sendi, Ti ia jep pushtetin atij që do, Ti ia heq prej dore pushtetin atij që do, e lartëson atë që do dhe e përul atë që do. Çdo e mirë është vetëm në dorën Tënde, vërtet, Ti ke mundësi për çdo gjë”!(Ali-Imran-26)
 
 
"Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që All-llahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj, Ai e di vendbanimin dhe vendstrehimin e saj (pas vdekjes). Të gjitha (këto) janë në librin e njohur (Levhi Mahfudhë)".
(Hud-6).
 
 
"Ja, vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi. I madhëruar është All-llahu, Zoti i botëve". (Al-araf-54)

Lexuar: 637 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 05-March-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |