Sot është - E Merkurë | Data: 24-April-2024 | Ora: 14:58
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

E treta-Besimi i robit se Allahu është Zoti i Vërtetë


E treta-Besimi i robit se Allahu është Zoti i Vërtetë që meriton të veçohet në të gjitha adhurimet, qofshin ato të hapura apo të fshehta, duke mos i bërë shoq Atij.
 
Thotë Allahu i Lartësuar:

"Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t'u thonë: "Adhuroni vetëm All-llahun, e largojuni djajve (adhurimit të tyre)!”.(En Nahl-36).

Gjithashtu çdo i dërguar i ka thënë popullit të vet:
 
.."adhurojeni All-llahun, nuk keni zot tjetër pos Tij".(El- A’raf 59).
 

"E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë,".(El-Bejjine-5).
 
 
Në të dy Sahihet transmetohet se i Dërguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i ka thënë Muadhit: "A e di se cila është e drejta e Allahut ndaj robëve dhe cila është e drejta e robëve ndaj Allahut”. Thashë: Allahu dhe i Dërguari i Tij e dijnë më së miri.
 
 
Tha: "E drejta e Allahut ndaj robëve është që ta adhurojnë Atë pa i shoqëruar askend në adhurim, e e drejta e robëve ndaj Allahut është që mos ta dënojë askend që nuk i ka bërë shoq në adhurimin e Tij”.
 
 
Zoti i Vërtetë është Ai që zemrat drejtohen drejt Tij dhe mbushen me dashuri ndaj Tij pa pasur nevojë për dashuri ndaj dikujt tjetër, mjaftohen me shpresën në Të pa shpresuar nga dikush tjetër. Janë të pavarur nga dikush tjetër, në lutje e kërkim të ndihmës prej Tij, në frikë e drojë ndaj Tij.
 

Thotë Allahu i Lartësuar:
 
"Kjo, ngase All-llahu është Ai i vërteti, dhe atë që lusin ata pos Tij është e kotë. All-llahu është vërtet Ai i larti, i madhi".(El Haxhxh-62).

 
Ky është pra Tevhidi (Njësimi) i Allahut në veprat e robëve. E rëndësia e tevhidit sillet në pikat vijuese: Është filli i fesë, qëllimi i saj, mbarimi i saj, e dukshmja dhe e fshehta e saj, është thirrja e të gjithë të Dërguarve alejhimus selam.
 
 
.Për shkak të këtij tevhidi Allahu e krijoi kreaturën, i dërgoi të Dërguarit e i zbriti librat, e gjithashtu për shkak të tij krijesat
ranë në mospajtim dhe u ndanë në besimtarë dhe qafirë, në të lumtur
dhe në të dëshpruar.
 
 
Është obligimi i parë për çdo të moshëritur myslimanë dhe është çështja e parë me të cilën hyn njeriu në Islam dhe e fundit me çka del nga kjo botë.


Realizimi i Tevhidit:
 
 
Është zhveshja dhe pastrimi i tij nga të gjitha njollat e shirkut, bidatit(Bidat është risi në fe).dhe mëkateve. Ndahet në dy grupe:
 
I obliguar dhe i preferuar.
 

Realizimi i obliguar përbëhet nga tri gjëra:
 
 
1.Zhveshja e tij nga shirku që e zhvlerëson esencën e tevhidit.
2.Zhveshja e tij nga bidatet të cilat e zhvlerësojnë përsosmërinë e obliguar të tij, apo e zhvlerësojnë esencën e tij nëse janë nga bidatet
që të shpiejnë në kufër.
 
3.Zhveshja e tij nga mëkatet të cilat mangësojnë shpërblimin e tij  dhe 
  ndikojnë keq në të.
 

 
Ndërsa realizimi i preferuar shpjegohet me shembujt e mëposhtëm:
 
A.Realizimi i përsosur i Ihsanit .(Ihsani është ta adhurosh Allahun sikur
je duke e parë Atë).
 
B.Realizimi i përsosur i bindjes.
 
C.Realizimi i përsosur i durimit të mirë, duke mos u ankuar te dikush tjetër pos Allahut të Lartësuar.
 
Ç.Realizimi i përsosur i lutjes së Allahut, duke u pavarësuar nga krijesat e Tij.
 
D.Realizimi i përsosur i mbështetjes (tevekulit), duke i lënë disa nga punët e lejuara siç janë kërkimi i rukjes(Rukje: Të shëruarit me anë të leximittë Kur’anit.)dhe iktivaja (Iktivaja-Lloj mjekimi i kohës së mesjetës,që bëhet me gjilpërë të nxehtë,)duke u mbështetur në Allahun e Lartësuar.
 
 
Dh.Realizimi i përsosur i dashurisë (ndaj Allahut), duke iu
afruar Allahut të Lartësuar me adhurime vullnetare (nafile).
 
 
Ai i cili e realizon tevhidin në mënyrën që e përmendëm dhe shpëton nga shirku i madh, sigurohet nga qëndrimi i gjithmonshëm në Zjarr, e ai që shpëton nga shirku i madh e i vogël, e largohet nga mëkatet e mëdha, sigurohetplotësisht në këtë dhe në botën tjetër.
 

Thot Allahu i Lartësuar:
 
"S'ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t'i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do".(En Nisa’-48 ).
."Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me besim të kotë, atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë".
(El En’am-82).
I kundërt me tevhidin është shirku, me tri llojet e tij:
 
1.Shirku i madh që e zhvlerëson esencën e tevhidit, e Allahu nuk e fal këtë veçse me pendim, e ai që vdes me këtë mëkat do të jetë përgjithmonë në xhehenem.
 
 
Ky shirk është t’i shoqërojë robi Zotit të vet dikë tjetër në adhurim, ta lusë Atë ashtu si e lut Allahun, e ka për qëllim atë, mbështetet në të, shpreson në të, e don atë, i frigohet atij, ashtu si e don Allahun dhe
ashtu si i frigohet Atij.
 

Thotë Allahu i Lartësuar:
 
"ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës.
(El Maide-72).
 
 
2.Shirku i vogël që e zhvlerëson përsosmërinë e tevhidit, është çdo mjet i cili të qon drejt shirkut të madh. P.sh. betimi në dikend tjetër  pos 
 Allahut dhe syfaqësia.
 
 
3.Shirku i fshehtë, që lidhet me qëllimet dhe nijetet. Mundet me qenë shirk i madh e mundet me qenë i vogël, ashtu siç u sqarua më lartë.
 
Transmetohet nga Mahmud ibën Lebid radijall-llahu anhu se i Dërguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Ajo që më së shumti frigohem për juve është shirku i vogël”. E pyetën: Çka është shirku i vogël o i Dërguar i Allahut. Tha: "Syfaqësia” (Ahmedi).


Lexuar: 703 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 02-March-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |