Sot është - E Premte | Data: 26-April-2024 | Ora: 22:40
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Arsyetimi me Kader

Arsyetimi me Kader
 
 
Dija e Allahut të Lartësuar për gjërat para se të ndodhin ato, është sekret që nuk e din askush përpos Tij, e panjohur për njerëzit e nuk mund të gjejë askush arsyetim (për mëkatet) e veta në të.
 
 
Pra, Kaderi nuk është arsyetim për askend, qoftë para Allahut, qoftë para krijesave të Tij, e sikur t’i lejohej dikujt të arsyetohet me Kader për të këqiat që i bën,atëherë nuk do të ndëshkohej zullumqari, as nuk do të luftohej mushriku, nuk do të zbatoheshin ligjet (e dënimeve), nuk do ta ndërprente askush zullumqarin (nga padrejtësitë e tij), e ky është çrregullim në fe e në tokë, e dihet fort mirë dëmi i kësaj.
 
 
I themi atij që arsyetohet me Kader se ti nuk je aspak i sigurt se a do të jesh prej banorëve të Xhennetit apo Zjarrit, e sikur ta dije me siguri këtë, atëherë nuk do të kishim urdhëruar (për të mira) e as nuk do të kishim ndaluar (nga të këqiat), por, të themi puno (vepra të mira) me shpresë që Allahu të dhurojë sukses e të jesh prej banorëve të Xhennetit.
 
 
Ka thënë i Dërguari sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem kur është pyetur për arsyetimin me Kader: "Punoni, e secilit prej jush i është lehtësuar ajo për të cilën është krijuar, e kush është prej të lumturve i është lehtësuar puna e të lumturve (që shpie në lumturi), e kush është prej të dëshpruarve i është lehtësuar puna e të dëshpruarve ” e mandej e lexoi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem (Fjalën e Allahut):
 
5. E, sa i përket atij që jep dhe ruhet,
6. Dhe vërteton bindshëm për më të mirën,
7. Ne do ta përgatitim atë për më të lehtën.
8. E sa i përket atij që bën koprraci dhe ndien veten të pavarur (nga Zoti),
9. Dhe që përgënjeshtron atë më të mirën,
10. Ne do ta përgatisim për më të vështirën.
(El Lejl-5-6-7-8-9-10).
 
 

Lexuar: 1180 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 09-March-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |