Besimi i selefit në Kader.
Allahu është Krijues, Zot dhe Pronar i çdo gjëje. Ka caktuar kaderet e krijesave para se t’i krijonte, i caktoi atyre afatet (se sa do të jetojnë), furnizimin, veprat dhe caktoi se a do të jenë të lumtur apo do të jenë të dëshpëruar, e çdo gjë e evidentoi në Leuhi Mahfudh.
Ajo që e dëshiroi Allahu ndodhë, e ajo që nuk e dëshiroi nuk ndodhë. E din se çka ka ndodhë e çka do të ndodhë, e sikur të ndodhte si do të ndodhte. Ai është i fuqishëm për çdo gjë, e udhëzon kënd të dojë dhe e humb kënd të dojë.
Robërit kanë dëshirë e fuqi që punojnë sipas saj, brenda asaj që u caktoi Allahu dhe besojnë se robët nuk dëshirojnë përveç nëse dëshiron Allahu.
Thotë Allahu teala:
"E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne me siguri do t'i orientojmë rrugës për te Ne,.(El Ankebut-69)
Allahu i Madhëruar është Krijues i robëve dhe i veprave të tyre, e ata janë kryesit e vërtetë të atyre veprave, e nuk ka arsyetim për askend para Allahut për ndonjë obligim që nuk e ka kryer apo për një ndalesë që e ka bërë, përkundrazi, Allahu ka argument të fortë kundër njerëzve. Arsyetimi me Kader lejohet vetëm për fatkeqësi e jo edhe për turpe e mëkate.
Tregon Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem rreth Ademit dhe Musait alejhimas selam: "Polemizuan Ademi dhe Musa. Tha Musa: Ti je Ademi që mëkati yt të nxorri nga Xhenneti. I tha Ademi: Ti je Musa që të zgjodhi Allahu për shpalljen e Tij dhe Fjalën e Tij, e mandej më akuzon mua për një çështje që është caktuar për mua para se të krijohem. Kështu u arsyetua Ademi para Musait” (Muslimi). |