Çështja e Kaderit është sekret i Allahut ndaj krijesave
Thënia se Kaderi është prej sekreteve të Allahut ndaj krijesave, është e kufizuar vetëm në anën e fshehtë të Kaderit. Realitetin e gjërave nuk e di askush përveç Allahut, e nuk arrin te to as njeriu.
P.sh. Allahu i humbi dhe i udhëzoi (krijesat), ju morri dhe ju dha jetën, ju ndaloi (pasuritë) dhe ju dha. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sellem thotë: "Kur të përmendet Kaderi përmbajuni (keni kujdes)” (Muslimi).
Ndërsa anët tjera të Kaderit, si urtësitë e tij të mëdha, shkallët, gradët dhe ndikimin e tij, lejohet sqarimi i tyre për njerëzit dhe njohja e tyre, sepse Kaderi është një nga kushtet e Imanit që duhet të mësohet dhe njihet.
Thotë Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kur u përmenden kushtet e Imanit para Xhibrilit alejhis selam: "Ky është Xhibrili e ka ardhur që t’ua mësojë fenë tuaj” (Muslimi). |