Sot është - E Enjëte | Data: 25-April-2024 | Ora: 12:59
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Dëshira në Librin e Allahut është dy llojesh

I pari: Dëshira kosmologjike e caktuese.
 
 
Kjo është dëshira absolute për të gjithë ekzistencën. Çka dëshiron Allahu bëhet e çka nuk dëshiron nuk bëhet. Kjo dëshirë e obligon plotësimin e sendit që dëshirohet, e nuk e obligon të dashurit dhe kënaqësinë, përveç nëse lidhet me dëshirën legjislative.
 
 
Thotë Allahu xhel-le shanuhu:
 
"Atë që All-llahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) Islamin".. (El-En’am-125).
 
 
I dyti: Dëshira fetare dhe legjislative.
 
 
Kjo dëshirë është të dashurit e sendit që dëshirohet, atyre që e ndjekin atë dhe kënaqësia ndaj tyre. Kjo nuk e obligon plotësimin e sendit që dëshirohet përveç nëse është e lidhur me dëshirën kosmologjike.
Thotë Allahu subhanehu ve teala:
 
"…Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështërsim për ju…” (El Bekare-185).
 
 
Dëshira kosmologjike është më e përgjithshme sepse çdo dëshirë legjislative që ka ndodhur është njëkohësisht dëshirë kosmologjike, e çdo dëshirë kosmologjike që ka ndodhur nuk është medoemos dëshirë legjislative. P.sh. në imanin e Ebu Bekrit radijall-llahu anhu janë realizuar që të dy llojet e dëshirave.
 
 
E shembull për realizimin e dëshirës kosmologjike është kufri i Ebu Xhehlit, e nuk është realizuar dëshira legjislative, pasiqë është dëshiruar legjislativisht imani i tij. Pra, Allahu edhe nëse ka dëshiruar mëkatet me caktim dhe dëshirë kosomologjike, Ai nuk kënaqet me to nga aspekti fetar, nuk i don ato dhe nuk urdhëron në to. Përkundrazi i urren dhe ndalon prej tyre dhe e kërcnon mëkatarin, e e gjithë kjo është me Kaderin e Tij.
 
 
E sa i përket punëve të mira dhe imanit, Ai, i madhëruar qoftë, i don dhe urdhëron në to dhe i premton vepruesit të tyre shpërblim të mirë. Ai, nuk mëkatnohet (prej njerëzve) veçse me dëshirën e Tij, e nuk ndodh asnjë send veçse me dëshirën e Tij.
 

Thotë Allahu Lartësuar:
 
"…Ai nuk është i kënaqur me mosbesimin e robërve Vet…”
(Ez Zumer-7).
 
"E Allahu nuk e do çrregullimin (fesadin)”(El Bekare-205)
 
 

Lexuar: 1226 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 09-March-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |