Sot është - E Enjëte | Data: 28-March-2024 | Ora: 12:46
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Frytet e besimit në Kader

Frytet e besimit në Kader
 
 
Besimi në Kader ka fryte dhe ndikim të mirë, që ndihmojnë në përmirësimin e Ummetit dhe individit, e disa prej tyre po i përmendim më poshtë:
 
1.Prej (besimit në Kader) rrjedhin ibadete dhe cilësi të lavdërueshme, siç janë sinqeriteti- Ihlasi për Allahun (në të gjitha veprat); mbështetja në Allahun; frika nga Ai; shpresa dhe mendimi i mirë për Të; durimi dhe forca e përmbajtjes; luftimi i pesimizmit; kënaqja me Allahun; njësimi i Allahut në falënderim e gëzimi me begatitë dhe mëshirën e Tij; modestia për hirë të Allahut; lënia e mendjemadhësisë dhe mburrjes; e rrjedh prej dhënies (së të hollave) për të mira të ndryshme, bindja në Allahun, trimëria; kënaqësia dhe krenaria e shpirtit; ambiciet e larta; serioziteti në çështje; durimi në skamje dhe sëmundje; shpëtimi nga zilia; lirimi i mendjes nga bindjet e botkuptimet e kota; rehatia e shpirtit dhe qetësia e zemrës.
 

 
2.Ai që beson në Kader e kalon jetën e tij në rrugë të drejtë, nuk është i pakënaqur me begatitë, nuk bëhet pesimist prej fatkeqësive, e është i bindur thellë se dëmi që e ka goditur është sprovë me Kaderin e Allahut, nuk ankohet për të, përkundrazi duron dhe shpërblehet.


3.Besimi në Kader mbronë prej shkaqeve të humbjes dhe përfundimit të keq, sepse i mbjellë atij (që beson) përpjekje të gjithmonshme për qëndrim (në rrugën e drejtë), për shtimin e punëve të mira dhe largimin nga mëkatet.


4.Besimi në Kader mbjellë tek besimtarët përballim
të fatkeqësive me zemër të fortë dhe bindje të plotë duke i zbatuar shkaqet. Thotë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: "E çuditshme është çështja e besimtarit. Çështja e tij është krejt mirë për të dhe nuk është e tillë për askend tjetër. Nëse besimtarin e godet gëzimi, ai falënderon (Allahun), e kjo i sjell dobi, kurse nëse e godet e keqja, ai bën durim (sabër) andaj edhe kjo i sjell dobi” (Muslimi).


Marrur nga  Islamhouse.com ne  gjuhen shqipe Shtyllat e besimi (imanit)
 
burimi:islamhouse.com  

Shtyllat e besimit (Imanit)
 
Universiteti Islamik i Medinës Përktheu :
 
Lulëzim Blaka
Redaktoi : Enes Goga
 
Medine- 7 Sefer-1423 ( 2-Prill-2002)

Lexuar: 9071 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 09-March-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |