Ndjekja e shkaqeve (sebepeve)
Njeriut i paraqiten (në jetën e tij) dy çështje: Çështja në të cilën ka gjindshmëri dhe kjo nuk i pamundësohet atij dhe çështja në të cilën nuk ka gjindshmëri dhe nuk bën të ankohet për të.
Allahu subhanehu ve teala i din fatkeqësitë edhe para se të ndodhin ato, e dija e Tij për to nuk është shkak që e shtyn fatkeqin në fatkeqësi, por ato ndodhin prej shkaqeve që renditet për ndodhjen e tyre.
Nëse ndodhja e tyre është për shkak të moskujdesit të personit, duke i injoruar shkaqet dhe mjetet që e mbrojnë atë prej rënies në fatkeqësi, (shkaqe me të cilat) e ka urdhëruar feja e vet që t’i përdorë, atëherë ai është fajtor për pakujdesin e tij në mbrojtjen e vetvetes dhe në moskryerjen e shkaqeve të natyrshme të cilat e mbrojnë atë. E nëse është i pafuqi në mbrojtjen prej fatkeqësive atëherë ai arsyetohet.
Ndjekja e shkaqeve nuk e mohon Kaderin e as mbështetjen në Allahun, e përkundrazi ajo është pjesë e tyre. Mirëpo nëse ndodhë një caktim, atëherë obligohet të jemi të kënaqur e t’i dorëzohemi atij dhe duhet të gjejmë prehje në fjalët "E bëri Allahu Kader, e çka dëshiroi Aiveproi”.
Ndërsa para ndodhjes (së caktimit të Allahut), njeriu duhet të ndjekë shkaqet e ligjshme dhe mbrojtëset prej kadereve me kadere (tjera, sepse gjithçka është me Kaderin, caktimin e Allahut).
Të Dërguarit i kanë ndjekur shkaqet dhe mjetet të cilat i kanë ruajtur ata prej armiqëve të tyre, edhepse ata kanë qenë të ndihmuar me Shpalljen dhe Mbrojtjen prej Allahut dhul xhelal. I Dërguari i Allahut, Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, zotëriu i atyre që mbështeten në Zotin, i ka ndjekur shkaqet, me gjithë forcën e mbështetjes së tij në Zotin e tij.
Thotë Allahu xhel-le shanuhu:
"E ju përgatituni sa të keni mundësi force, (mjete luftarake) e kuaj të caktuar për betejë kundër atyre (që tradhtojnë) e me të, (me përgatitje) ta frikësoni armikun e Allahut, armikun tuaj…” (El Enfal-60).
"Ai është që juve tokën ua bëri të përshtatshme, andaj, ecni nëpër pjesë të saj dhe shfrytëzoni begatitë e Tij, meqë vetëm te Ai është e ardhmja” (El Mulk-15).
Thotë Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: "Besimtari i fortë (në besim) është më i mirë dhe më i dashur tek Allahu se sa besimtari i dobët, dhe te secili ka dobi. Kujdesu për atë që të sjell dobi. Kërko ndihmë nga Allahu e mos u bëj i dobët.Nëse të godet diçka, mos thuaj: sikur të veproja kështu, do të ndodhte kjo, por thuaj: Allahu e ka caktuar dhe çka ka dashur Ai ka vepruar. Sepse "lev-i"(sikur të...) e fillon veprimin e djallit” (Muslimi). |