Sot është - E Premte | Data: 29-March-2024 | Ora: 09:24
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Shkallët e Kaderit

Shkallët e Kaderit.
 
 
Besimi në Kader nuk plotësohet pa i realizuar katër shkallë:
 
E para: Besimi në dijen e hershme (Dija e Allahut para krijimit të krijesave, fjala është për Ezelin) të Allahut, dije që përfshin çdo gjë.
 
Thotë Allahu i Lartësuar:
 
"A nuk e ke ditur se Allahu di çka ekziston në qiell e në tokë, e tërë ajo është e shënuar në libër, ajo për Allahun është shumë lehtë” (El Haxhxh-70 ).
 

 
E dyta: Besimi në shkrimin në Leuhi Mahfudh (Libri i Ruajtur Hyjnor i Vendimeve) i të gjithë caktimeve që i ka
ditur Allahu.
 
Thotë Allahu xhel-le shanuhu:
 
"...Ne nuk kemi lënë pas dore asgjë nga Evidenca (Libër)…” (El-En’am-38).
 
 
Thotë i Dërguari sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: "I shkroi Allahu kaderet e krijesave para se t’i krijonte qiejt dhe tokën për pesëdhjetë mijë vjet” (Muslimi).
 

 
E treta: Besimi në dëshirën e zbatueshme të Allahut dhe në fuqinë e Tij absolute.
 
Thotë Allahu i Madhëruar:
 
"E ju nuk do të dëshironi, po të mos jetë se dëshiron Allahu, Zoti i botëve” (Et Tekvir -29).
 
ka thënë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem
personit që i tha ‘Çka të dëshirojë Allahu dhe ti’:
"A i bëre Allahut shok? Por (thuaj) çka të dëshirojë Allahu i Vetëm” (Ahmedi).
 

E katërta: Besimi se Allahu është Krijues i çdo gjëje.
 
Thotë Allahu i Lartësuar:
 
"Allahu është krijues i çdo sendi dhe Ai ëshë mbikëqyrës
ndaj çdo gjëje” (Ez Zumer-62).
 
"E Allahu ju krijoi juve edhe atë që e punoni”
(Es-Saffat-96).
 
Thotë i Dërguari sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:
"Allahu krijon çdo sajues dhe atë që e sajon ai” (Buhariu).

Lexuar: 7393 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 10-March-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |