Veprat e njerëzve.
Veprat të cilat i krijoi Allahu i Lartësuar në gjithësi ndahen në dy grupe: I pari: Veprat e Allahut tebareke ve teala në krijesat e Tij, e nuk ka të drejtë askush në to që të dëshirojë apo të zgjedhë, por, ato janë sipas dëshirës së Allahut, siç janë jeta, vdekja, sëmundja dhe shëndeti.
Thotë Allahu i Lartësuar:
"E Allahu ju krijoi juve edhe atë që e punoni”
(Es Saffat-96)
Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t'ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është ngadhënjyesi, mëkatfalësi.(El-Mulk-2)
I dyti: Veprat që i punojnë krijesat me dëshirën e tyre. Këto vepra bëhen me zgjedhje të atyre që i veprojnë dhe sipas dëshirës së tyre, pasiqë Allahu ju dha këtë mundësi.
Allahu xhel-le shanuhu thotë:
"Për atë nga mesi që dëshiron të gjendet në të vërtetën” (Et Tekvir-28).
"…E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë…” (El Kehf-29).
Ata (njerëzit) do të falenderohen për veprat e lavdëruara dhe do të qortohen për veprat e qortueshme, e Allahu nuk dënon veçse për çështjet në të cilat ka lënë mundësi zgjedhjeje për njerëzit.
Siç thotë Allahu teala:
"…dhe Unë nuk jam zullumqar për robërit” (Kaf-29)
Njeriu e din dallimin mes zgjedhjes dhe detyrimit, p.sh. njeriu zbret nga kulmi me shkallë, zbritje kjo që e zgjedh vet, por, mundet që ta rrëzojë dikush nga kulmi. E para ishte zgjedhje e e dyta ishte detyrim. |