Sot është - E Premte | Data: 19-April-2024 | Ora: 16:54
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

E katërta- Ringjallja.

E katërta- Ringjallja.
 
 
Allahu xhel-le shanuhu i ngjallë të vdekurit pas fryerjes së dytë të Surit, e ngriten njerëzit para Zotit të botëve. Kur të jap Allahu leje për fryerjen e Surit dhe kthimin e shpirtërave në trupat e tyre, atëherë njerëzit ngriten nga varret dhe ecin me vrap te vendqëndrimi i caktuar, të zbathur, të zhveshur, të pa bërë synet e pa asgjë me vete.
 
 
Pritja është e gjatë e dielli i përcëllon ata me nxehtësi të madhe, e i kaplojnë djersët prej vështirësisë së qëndrimit aty. Ka prej njerëzve që kaplohen nga djersët deri te nyjet e këmbës, disa deri në gjunjë, disa deri në shokë, disa deri në gjoks, disa deri në krahë e disa kaplohen tërësisht, e kjo varet prej punëve të tyre.
 
 
Ringjallja është e vërtetë e qëndrueshme e argumentuar me fe, shqisa(Argumentimi me shqisa është se ka prej njerëzve që kanë parë mrekullinë e
ringjalljes me sytë e vet, si do të shpjegohet më poshtë.) dhe logjikë.
 
 
Argumentet në fe: Të shumta janë citatet në Librin e Allahut si dhe tekstet e vërteta prej Sunnetit të Pejgamberit të Zotit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, që argumentojnë dhe vërtetojnë (ringjalljen).
 
 
Thotë Allahu xhel-le shanuhu:
 
 
Thuaj: "Po, pasha Zotin tim, patjetër do të ringjalleni..."(Et-Tegabun-7)
 
Ashtu sikur e kemi filluar krijimin (tuaj), e rikthejmë.."(El-Enbija-104)
 
 
Thotë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: "Mandej i fryhet Surit …, mandej nuk mbetet askush që nuk bie i vdekur, mandej lëshon Allahu një shi të lehtë prej të cilit mbijnë trupat e njerëzve, mandej prapë i fryhet Surit, kur ja ata të ngritur e duke pritur” (Muslimi).
 
 
Thotë Allahu subhanehu ve teala:
 
78.tha: .."Kush i ngjall eshtrat duke qenë ata të kalbur? "
 
79. Thuaj: "I ngjall Ai që i krijoi për herë të parë, e Ai është shumë i dijshëm për çdo krijim. (Ja-Sin-78-79)
 
 
Argumentet shqisore: Allahu e paraqiti ringjalljen para robëve të Tij
në këtë botë. Në (Kur’an) kapitullin El Bekare përmenden pesë raste: Ringjallja e popullit të Musait pas vdekjes së tyre, ringjallja e të vrarit prej Beni Israilëve, ringjallja e popullit që dolën nga shtëpitë e veta për t’i ikur vdekjes, ringjallja e atij që kaloi pranë fshatit dhe
ringjallja e zogjëve të Ibrahimit alejhis selam.
 
 
Argumentet logjike: Argumentimi me to bëhet nga dy këndvështrime.
 
A.Allahu i Lartësuar është Krijuesi i qiejve dhe tokës dhe gjithë çka ka në to, i krijoi në fillim, e Ai që ka mundësi t’i krijojë në fillim nuk
ka pengesa t’i rikthejë përsëri.
 
 
B.Toka mund të jetë (vende vende) e vdekur, pa kurrëfarë jetese në të, e Allahu lëshon në të shi, gjelbrohet e ngjallet prej çifteve të ndryshme (të krijesave), e Ai që ka mundësi që ta ringjallë atë (tokën) pas vdekjes së saj, Ai ka mundësi t’i ringjallë edhe të vdekurit.

Lexuar: 1491 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 09-March-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |