Sot është - E Martë | Data: 30-Maj-2017 | Ora: 11:55
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

E nënta- Sirati

E nënta- Sirati
 
 
Besojmë në Siratin, e Sirati është urë që shtrihet mbi Xhehennem dhe është vendkalim i frikshëm dhe i tmerrshëm. Kalojnë njerëzit mbi të (për të shkuar) drejt Xhennetit. Dikush kalon në të shpejt sa lëvizja e qerpikëve, dikush si reja, dikush si era, dikush si zogu, dikush si kuajt fisnikë,
 e dikush duke vrapuar.
 
 
 
E kalimtarëttjerë ka prej tyre që tërheqen zvarrë në të, kalojnë në bazë të veprave të tyre, derisa të kalojë personi që drita (e imanit) të tij është sa gishti i vogël i këmbës, e ka që edhe hidhen e bien në Zjarr, e kush e kalon Siratin hyn në Xhennet.
 
 
I pari që kalon në të është i Dërguari jonë Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, mandej ummeti i tij, e nuk flet atë ditë askush përveç Pejgamberëve, e lutja e Pejgamberëve atë ditë do të jetë: "O Allahu im, shpëtim, shpëtim”. Në Xhehennem ka gremça që gjenden në të dy anët e Siratit, nuk e din madhësinë e tyre askush përveç Allahut azze ve xhel-le, e hedhin kënd të dojë Allahu prej krijesave të Tij.
 
 
Cilësitë e tij: Është më i mprehtë se shpata, më i hollë se qimja e flokut, i rrëshqitshëm, nuk qëndron në të këmba e askujt përveç e atij që e ka përfocuar Allahu, është i kapluar me errësirë, dërgohen amaneti dhe lidhjet farefisnore e qëndrojnë rrëzë Siratit, si dëshmi për ata që i kanë
zbatuar apo i kanë lënë ato.
 

Thotë Allahu i Lartësuar:
 
71:"Dhe nuk ka asnjë prej jush që nuk do t'i afrohet atij. Ky (kontaktim i xhehennemit) është vendim i kryer i Zotit tënd.
 
 
72."Pastaj, (pas kalimit pranë tij) do t'i shpëtojmë ata që ishin ruajtur (mëkateve), e zullumqarët do t'i lëmë aty të gjunjëzuar. (Mejrem-71-72)
 
 
Thotë i Dërguari sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: "Sjellet Sirati mes dy krahëve të Xhehennemit, e unë me ummetin tim do të jemi të parët që do ta kalojmë (e do të shpëtojmë)” (Muslimi).
 
 
Gjithashtu thotë sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: "Sjellet ura e Xhehennemit, e jam unë me ummetin tim që kalojmë të parët, e lutja e Pejgamberëve atë ditë do të jetë: O Allahu im, shpëtim, shpëtim” (Buhariu dhe Muslimi).
 
 
Thotë Ebu Seid el Hudrij radijall-llahu anhu: "Më ka lajmëruar se ura është më e hollë se qimja e flokut dhe më e mprehtë se shpata” (Muslimi).

 
Gjithashtu ka thënë i Dërguari sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: "Do të dërgohen amaneti dhe lidhjet farefisnore, e do të qëndrojnë rrëzë Siratit në të djathtë e të majtë, e kalon i pari prej jush si reja… mandej si era, mandej si zogu, duke u shtyrë nga veprat e tyre, e i Dërguari juaj do të qëndrojë mbi Sirat duke thënë:
 
 
‘Zoti im, shpëtim, shpëtim’ derisa ta mundësojnë këtë veprat e robëve, mandej vjen njeriu i cili nuk mundet të kalojë veçse zvarrë, e në dy anët e Siratit ka gremça të varur, që marrin ata që janë të urdhëruar, e ka prej tyre që do të jenë të lidhur nëpër gremça por shpëtues prej Zjarrit e ka tjerë që do të jenë të varur” (Muslimi).

Lexuar: 656 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 09-Marsë-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |