Sot është - E Enjëte | Data: 18-April-2024 | Ora: 10:37
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

E njëmbëdhjeta- Xhenneti dhe Xhehennemi.

E njëmbëdhjeta- Xhenneti dhe Xhehennemi.
 
 
Besojmë se Xhenneti është i vërtetë dhe se Xhehennemi është i vërtetë, që të dy ekzistojnë e nuk kanë fund, përkundrazi janë të përhershëm.
Begatitë e banorëve të Xhennetit nuk përfundojnë, e dënimi i banorëve të Zjarrit për ata që janë gjykuar nga Allahu me përjetësi (në të), nuk kalon e as nuk ndërprehet. E besimtarët në Zotin Një, nxjerren nga ai (Zjarri), me ndërmjetësim të ndërmjetësuesve dhe me mëshirën e më të Madhit Mëshirues.
 
 
Xhenneti është shtëpia e nderit që e ka caktuar Allahu për të devotshmit në Ditën e Kijametit. Në të rrjedhin lumenjtë, ka dhoma të larta, gra të bukura (hyrija), ka në të çka mallëzohen shpirtërat dhe kënaqen sytë prej asaj që syri kur nuk e ka parë, e as veshi nuk e ka dëgjuar, e as që dikush e ka imanigjuar.
 
 
Nuk kalon e as nuk përfundon begatia e tij, është e gjithmonshme e pa ndërprerje. Era e tij dëgjohet në largësi të dyzet viteve, e më e madhja begati në të është të pamurit e Allahut nga besimtarët me sytë e tyre.
 
 
Qafirët janë të privuar nga të pamurit e Allahut. E kush e mohon të pamurit e Allahut nga besimtarët, ai i ka barazuar ata me qafirët në këtë ndalesë.
 
Në Xhennet ka 100 shkallë, mes secilës shkallë ka hapësirë sa prej tokës e në qiell, e shkalla më e lartë është Firdeusi i Lartë. Kulmi i Xhennetit është Arshi i Mëshiruesit. Xhenneti i ka tetë dyer, e mes dy anëve të secilës derë ka hapësirë sa prej Mekkes e deri në Hixhër, e një ditë do të jetë i mbushur, e më i ulti prej banorëve të Xhennetit do të ketë (pronë)
sa dhjetë herë toka.
 

Thotë Allahu i Lartësuar për Xhennetin se është:
 

"…i përgatitur për të devotshmit” (Ali-Imran-133).
 
 
Për përjetësinë e banorëve të Xhennetit dhe se ai nuk ka mbarim,
 
 
Allahu xhel-le shanuhu thotë:
 
 
"Shpërblimi për ta te Zoti i tyre janë: vendet në xhennete nëpër të cilët burojnë lumenj, e aty janë përgjithmonë, pa këputur. All-llahu është i kënaqur ndaj tyre, e edhe ata janë të kënaqur prej Tij. E ky është për atë, që i ka pasur dronë Zotit të vet".(El-Bejjine-8)
 
 
Xhehennemi (Zjarri) është shtëpia e dënimit që e ka caktuar Allahu për qafirët dhe mëkatarët. Në të gjendet mundimi më i rëndë dhe dënimet e llojllojshme. Rrojtarët e tij janë melekët e ashpër dhe të rreptë.
 
 
Qafirët janë përgjithmonë në të, ushqimi i tyre është Zekkumi(Zekkumi është pemë e Xhehennemit me frute shumë të pakëndshme, që sikur një frut të hidhej në det do ta qelbësonte atë.)e pija e tyre është gjaku i qelbosur.

Zjarri i Dunjasë është një pjesë nga shtatëdhjetë pjesët e nxehtësisë së Xhehennemit. E Xhehennemi ka gjashtëdhjetë e nëntë pjesë, të gjitha sikur
zjarri i Dunjasë bile edhe më shumë(Zjarri i Xhehennemit djeg 70  herë më shumë se zjarri i Dunjasë).
  
 
Xhehennemi nuk ngopet me gjithë ata që i hedhin në të, përkundrazi thotë se a ka të tjerë. I ka shtatë dyer dhe secila derë ka pjesën e vet të veçantë.
Thotë Allahu teala për Zjarrin se:
 
 
"Dhe ruajuni zjarrit që është përgatitur për pabesimtarët.(Ali-Imran-131)
 
 
Thotë Allahu dhul xhelal rreth qëndrimit të gjithmonshëm të banorëve të tij në të dhe se ai nuk është kalimtar:
 
64."All-llahu i ka mallkuar jobesimtarët dhe për ta ka përgatitur zjarr të ndezur fort.
 
65."Aty do të mbesin përgjithmonë dhe nuk do të gjejnë kë t'i mbrojë apo t'i ndihmojë. (El-Ahzab-64-65)

Lexuar: 8517 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 09-March-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |