Sot është - E Martë | Data: 26-Shtator-2017 | Ora: 22:31
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

E pesta- Ngritja, grumbullimi, llogaria dhe shpërblimi.

E pesta- Ngritja, grumbullimi, llogaria dhe shpërblimi.
 
Besojmë në grumbullimin e njerëzve dhe marrjen e tyre në pyetje, zbatimin e drejtësisë ndaj tyre dhe shpërblimin e krijesave sipas punëve të tyre.
 
Thotë Allahu i Lartësuar:
 
"dhe Ne i tubojmë ata e nuk na mbetet asnjë prej tyre pa e tubuar."
(El-Kehf-47)
 
19."Kujt t'i jepet libri i vet nga e djathta e tij, ai do të thotë: "O ju, qe, lexojeni librin tim!”
 
20."Unë kam qenë i bindur se do të jap llogarinë time".
 
21. "Dhe ai atëherë është në një jetë të kënaqshme".(El-Haka-19-20-21)
 
25."Ndërkaq, kujt i jepen librat e vet nga e majta e tij, ai thotë: "O i mjeri unë, të mos më jepej fare libri im.
 
26."Dhe të mos dijsha fare se çka është llogaria ime.(El-Haka-25-26)
 
 
Grumbullimi (El hashr) është ngritja dhe tubimi i njerëzve në vendqëndrimin e caktuar për të japur llogari, e dallimi i tij prej ringjalljes qëndron në atë se ringjallja është kthimi i shpirtërave në trupa, e grumbullimi është ngritja e këtyre të ringjallurve dhe tubimi
i tyre në vendqëndrim.
 
 
Llogaria e shpërblimi: Allahu i përqendron robët e Tij para Veti dhe i njofton ata me veprat që i kanë vepruar.
 
 
Llogaria e besimtarëve të devotshëm bëhet me paraqitjen e veprave të tyre (mëkateve), derisa ata ta kuptojnë mirësinë e Allahut ndaj tyre, që ua fshehi ato (vepra) në Dunja dhe ua fali në Ahiret; ngriten sipas besimit të tyre, i presin melekët që i përgëzojnë me Xhennet, i sigurojnë ata prej trishtimit e tmerrit të kësaj dite shumë të nxehtë; e zbardhen fytyrat e tyre, që atë ditë janë të shndritura, të buzëqeshura e të gëzuara.
 
 
E përgënjeshtruesit e kundërshtuesit llogariten me një llogaritje të vështirë e precize për çdo të punë të vogël apo të madhe; tërheqen zvarë për fytyre Ditën e Kijametit, si nënçmim për ta dhe shpërblim për atë që e vepruan dhe për atë se kanë përgënjeshtruar (fenë islame).
 
 
Të parët që do të llogariten në Ditën e Kijametit janë ummeti i të Dërguarit tonë Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e me ta janë  50 mijë vetë që hyjnë në Xhennet pa kurrëfarë llogarie e dënimi për shkak
të imanit të tyre të plotë, e ata janë që i ka përshkruar Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem në hadith: "Nuk kërkojnë rukje, e as nuk e përdorin Kejjin dhe lëshimin e pëllumbave për fat (Në kohën e xhahilietit para ndonjë vendimi me rëndësi janë lëshuar pëllumbat të fluturojnë duke kërkuar fatin me këtë gjë dhe kanë vendosur në bazë të shortit që përcaktohejnga këta pëllumba), por mbështeten në Zotin e tyre”,e prej tyre  është shoku i famshëm i Pejgamberit,Ukashe ibën Muhsin.
 
 
Gjëja e parë për të cilën merret në llogari njeriu prej të drejtave të Allahut është Namazi, e gjëja e parë që gjykohet mes njerëzve prej të drejtave të tyre është gjaku(Ka qëllim për gjak, jetën e njeriut, e ata që mbysin njerëz të pafajshëm kanë dënim shumë të madh për mëkatin e tyre).

Lexuar: 498 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 09-Marsë-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |