Sot është - E Enjëte | Data: 18-April-2024 | Ora: 02:57
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

E shtata- Shefati (Ndërmjetësimi).

E shtata- Shefati (Ndërmjetësimi).
 
 
Kur të shtohen sprovat mbi njerëzit, në vendqëndrimin e madh dhe zgjatë pritja e tyre, nxitojnë që të ndërmjetësojë dikush për ta te Zoti i tyre, për t’i shpëtuar ata prej mundimeve e tmerrit. Të Dërguarit e vendosur
(Ulul Azmi), nuk munden të ndërmjetësojnë, deri kur vie rradha e të Dërguarit tonë Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, që Allahu ja fali gabimet e shkuara dhe të ardhmet.
 
 
Ai ngritet në një shkallë, ashtuqë e lavdërojnë të hershmit e të vonshmit (gjithë njerëzimi), e shfaqen pozita dhe grada e tij e lartë. Bën sexhde nën Arsh, e Allahu e frymëzon me falenderime dhe lavdata që t’i drejtohet Atij, kërkon leje prej Zotit të tij dhe Ai ia lejon që të ndërmjetësojë për krijesat, që të fillojë gjykimi, pas brengave e tmerrit të papërshkrueshëm që i kaploi.
 
Thotë i Dërguari sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: "Dielli do të nxejë në Ditën e Kijametit, derisa djersët të arrijnë në gjysmë të veshëve, e duke qenë në këtë gjendje (njerëzit) kërkojnë ndihmë nga Ademi e mandej nga Ibrahimi, Musa, Isa, e mandej nga Muhammedi, e ndërmjetëson që të fillojë gjykimi i njerëzve, … ” (Buhariu).
 
 
Për këtë ndërmjetësim të madh Allahu xhel-le shanuhu e ka veçuar Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Ai gjithashtu do të bëjë edhe ndërmjetësime tjera alejhis salatu ves-selam:
 
 
1.Ndërmjetësimi i tij sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem për banorët e Xhennetit që të ju lejohet hyrja në Xhennet. Thotë i Dërguari sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: "Do të shkoj të dera e Xhennetit e do të kërkoj që ta hapin, do të thotë roja: Kush je ti? E do të them: Muhammedi. Do të më thotë: Jam i urdhëruar që të mos ja hap derën askujt përpos teje” (Muslimi).
 
 
2.Ndërmjetësimi i tij sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem për njerëzit të cilëve ju barazohen veprat e mira dhe të këqia, e ndërmjetëson për ta që të hyjnë në Xhennet. Mirëpo kjo është vetëm mendim i disa dijetarëve sepse nuk argumentohet me ndonjë hadith të vërtetë të Pejgamberit sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem e as të tjetërkujt.
 
 
3.Ndërmjetësimi i tij sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem për ata (myslimanë) që e kanë merituar Xhehennemin, që të mos hyjnë në të. Argumenti i kësaj është hadithi i Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: "Ndërmjetësimi im (do të jetë) për ata që kanë bërë mëkate të mëdha prej ummetit tim” (Ebu Davud).
 
 
4.Ndërmjetësimi i tij sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem për ngritjen e gradëve të banorëve të Xhennetit. Argument është fjala e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: "O Allahu im, fale Ebu Selemen dhe ngrite gradën e tij në mes të të udhëzuarve” (Muslimi).
 
 
5.Ndërmjetësimi i tij sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem për njerëzit që hyjnë në Xhennet pa dhënë llogari e pa mundime. Argument për këtë është hadithi i Ukashete ibën Muhsin që flet për 50  mijë personat që do të hyjnë në Xhennet pa dhënë llogari dhe pa mundime, e Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u lut për të (Ukashen) duke thënë: "O Allahu im, bëre prej tyre”(Buhariu dhe Muslimi).
 
 
6.Ndërmjetësimi i tij sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem për ata që kanë bërë mëkate të mëdha e kanë hyrë në Xhehennem, për t’i nxjerrë ata prej tij. Argument është fjala e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: "Ndërmjetësimi im (do të jetë) për ata që kanë bërë mëkate të mëdha prej ummetit tim” (Ebu Davud). Gjithashtu thotë: "Do të del një popull prej Zjarrit me ndërmjetësimin e Muhammedit, do të hynë në Xhennet e do të quhen Xhehennemij (Vazhdimi i këtij hadithi argumenton se po me ndërmjetësimin e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, do t’ju hiqet ky emërtim si dhe çdo shenjë që i bën ata të dallohen se dikur kanë qenë në Zjarr. E ky lloj i njerëzve janë myslimanët që kanë bërë  mëkate
të mëdha e që i paguajnë me qëndrimin e tyre në Xhehennem.)”(Buhariu).
 
7.Ndërmjetësimi i tij sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem për zbutjen e dënimit për ata që e meritojnë, siç është ndërmjetësimi i tij për axhën e tij Ebu Talibin. Thotë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: "Ndoshta do t’i bëj dobi ndërmjetësimi im në Ditën e Kijametit e do të vendoset në dallga zjarri që ja kaplojnë nyjet e këmbëve e i vlon maja
 e kokës (Ky është dënimi me i lehtë i Xhehennemit.)” (Buhariu dhe Muslimi).

Nuk vlen ndërmjetësimi tek Allahu xhel-le xhelaluhu veçse nëse i plotëson dy kushte:
 
 
A.Kënaqësia e Allahut për ndërmjetsuesin dhe të ndërmjetsuarin.
 
 
B.Leja e Allahut të Madhëruar për ndërmjetsuesin që të ndërmjetsojë.
Thotë Allahu xhel-le xhelaluhu:
 
 
"dhe ata nuk përpiqen të ndihmojnë pos për atë me të cilin është i kënaqur Ai,..."(El-Enbija-28)
 
 
"Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai, pos me lejen e Tij,"...(El-Bekare-255)

Lexuar: 1285 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 09-March-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |