Sot është - E Premte | Data: 26-April-2024 | Ora: 15:14
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

E katërta: Cilësitë e melekëve.


E katërta: Cilësitë e melekëve.
 
Melekët janë krijesa konkrete, kanë trupa konkret, të cilësuar me cilësi
trupore e morale e prej cilësive po i cekim këto:
 
 
A.Janë krijesa madhështore me trupa shumë të mëdhenj. I krijoi Allahu subhanehu ve teala melekët me forma madhështore, të fortë ashtu si ju takon për detyrat e tyre të famshme me të cilati ka ngarkuar Allahu në qiej dhe tokë.
 
 
B.Kanë krahë. Allahu subhanehu ve teala ju krijoi melekëve nga dy, tri, katër palë krahë, e edhe më shumë se kaq. I Dërguari sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e ka parë Xhibrilin në formën e tij, e i kishte krahë me të
cilat e mbulonte tërë horizontin.

Thotë Allahu i Lartësuar:
 
Falënderimi i qoftë All-llahut, Krijuesit të qiejve e tokës, Sajuesit të engjëjve me nga dy palë, tri palë e katër palë krahë, ndërmjetësues (midis Tij dhe pejgamberëve). Ai shton në krijim atë që do, vërtet All-llahu ka fuqi për çdo send.(Fatir-1).
 
 
C.Nuk kanë nevojë për ngrënje e pirje. Allahu i Madhëruar i krijoi melekët ashtu që ata nuk kanë nevojë për ngrënje e as pirje,nuk martohen e as nuk
shumohen.
 
 
Ç.Janë të mençur. I folën Allahut dhe Ai ju foli atyre, i folën Ademit dhe të Dërguarve.
 
 
D.Kanë mundësi të personifikohen. Allahu ju dha melekëve mundësinë që ta ndërrojnë pamjen e tyre e të personifikohen në forma të burrave. Ky është kundërshtim i idhujtarëve të cilët pretenduan se melekët janë bijat e Allahut.Ne nuk e dimë mënyrën e personifikimit të tyre, por e dimë se ata personifikohen,në formë precize,e cila e vështirëson dallimin mes tyr edhe njerëzve.
 
 
Dh.Vdekja e melekëve. Melekët vdesin të gjithë në Ditën e Kijametit, me gjithë melekët e vdekjes. Pastaj ringjallen për t’i kryer detyrat me të cilat i ka ngarkuar Allahu.
 

E.Ibadeti i melekëve. E adhurojnë melekët Allahun e Madhëruar me ibadete të ndryshme siç është namazi, duaja, madhërimi, rukuja, sexhdeja , frika, droja dhe dashuria e të tjera.
 

Cilësitë e adhurimeve të tyre janë:


1.Angazhimi dhe vazhdimësia pa kurrëfarë mërzie.


2.Sinqeriteti (ibadetet bëhen për Allahun).
 
 
3.I përmbahen urdhërave dhe ju largohen të ndaluarave pasiqë janë të mbrojtur prej mëkateve.
 

4.Modestia para Allahut me gjithë ibadetin e shumtë.
 
  
Thotë Allahu i Lartësuar:
 
Ata lartësojnë (All-llahun) natë e ditë dhe nuk mërziten.(El Enbija-20).
 

Lexuar: 668 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 07-March-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |