Sot është - E Martë | Data: 23-April-2024 | Ora: 21:46
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

E pesta: Punët e melekëve


E pesta: Punët e melekëve. I kryejnë melekët disa punë të famshme me të cilat i ka ngarkuar Allahu, e prej atyre punëve:
 
1.Mbajtja e Arshit. 
 
2.Meleku i ngarkuar me zbritjen e shpalljeve te të Dërguarit.
 
3.Ruajtja e Xhennetit dhe e Zjarrit.
 
4.Përgjegjësit e reve, shirave dhe bimëve.
 
5.Përgjegjësit e kodrave.
 
6.Meleku i obliguar për fryerjen e Surit.
 
7.Të ngarkuarit me shkrimin e veprave të bijëve të Ademit.
 
8.Të ngarkuarit me ruajtjen e bijëve të Ademit. Por,kur Allahu e ka caktuar ndonjë çështje për ta (njerëzit),at a elëjnë të ju ndodh çka është caktuar
 
9.Përgjegjësit për shoqërimin e njeriut dhe thirrjen e tij në të mira.
 
10.Të ngarkuarit me lëngun e ngjizur në mitër, me vënjen e shpirtit në trupin e fëmijës dhe shkrimin e rizkut e punës së tij,si dhe shkrimit të
lumturisë apo jolumturisë së njeriut.
 
11..Përgjegjësit me marrjen e shpirtërave të bijëve të Ademit në kohën e vdekjes.
 
12.Të ngarkuarit për marrjen në pyetje të njerëzve në varret e tyre dhe përkujdesja me çka pason për ta, qoftë shpërblim apo dënim.
13.Të ngarkuarit me përcjelljen e selamit tek i Dërguari sallall- llahu
 alejhi ve sel-lem, nga ana e pasuesve të tij.
 
 
Kështu nuk ka nevojë myslimani kur dëshiron t’i dërgojë selam Muhammedit alejhis selam të shkojë tek ai (te varri i tij), mirëpo mjafton të qoj salavat e selam për të prej çfarëdo vendi, e melekët e bartin dhe e përcjellin atë selam te i Dërguari sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Por, udhëtimi drejt Xhamisë së Pejgamberit bëhet për t’u falur në të.
 
Ata kanë edhe punë tjera të shumta, e këto që i cekëm janë më të njohurat, e këto janë disa prej argumenteve për to:
 
"Ndërsa ata (engjëjt) që e bartin Arshin edhe ata që janë përreth e tij, lartësojnë me falënderim Zotin e tyre, i besojnë Atij dhe i luten Atij t'i falë ata që besuan...".(Gafir-7)
 
 
Thuaj: "Kush është armik i Xhibrilit (është armik i All-llahut), e ai me urdhrin e All-llahut e zbriti Kur'anin në zemrën tënde..."(El-Bekare-97)
 
 
..."E, sikur t'i shihje mizorët kur janë në agoni të vdekjes, e engjëjt kanë shtrirë duart e veta (me ndëshkim) e (u thonë): "Shpëtojeni pra vetveten (nëse mundeni)”...(El En’am-93 ).

Lexuar: 691 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 07-March-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |