Sot është - E Enjëte | Data: 28-March-2024 | Ora: 16:05
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Kushti i dytë: Besimi në melekë


1.Definicioni
 
 
Besimi në melekë (engjëj) është bindje e prerë se Allahu ka melekë që i ka krijuar nga drita, të krijuar për ta respektuar Atë, nuk i shkelin urdhërat e Allahut dhe veprojnë ashtu siç urdhërohen, e madhërojnë Allahun natë e ditë e nuk mërziten, nuk e di numrin e tyre askush përveç Allahut dhe i ka obliguar Allahu me vepra e detyra të ndryshme.


Thotë Allahu i Lartësuar:

 
..."por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson All-llahut, ditës së gjykimit, engjëjve,...".(El-Bekare-177)
 
 
..."Secili i besoi All-llahut, engjëjve të Tij, shpalljeve të Tij, të dërguarve të Tij. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij,..".(El-Bekare-285).
 
 
Në hadithin e njohur të Xhibrilit, kur u pyet i Dërguari sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem për imanin, islamin dhe ihsanin, Xhibrili i tha: Më trego për imanin? I tha i Dërguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: "Të besosh Allahun, melekët e Tij, Librat e Tij, të Dërguarit e Tij, Ditën e Fundit dhe të besosh Kaderin qoftë i mirë apo jo i mirë”.
 


Shkalla e besimit në melekë në Islam:
 
 
Besimi në melekë është kushti i dytë në mesin e gjashtë kushteve të imanit, kusht pa të cilin nuk është i saktë dhe nuk pranohet imani i njeriut.
 
Myslimanët kanë koncenzus (ixhma) se besimi në melekët e nderuar është i obliguar, e ai i cili e mohon ekzistencën e tyre, apo ekzistencën e disa prej tyre që i ka përmendur Allahu i Lartësuar, ka mohuar (ka bërë kufër) dhe ka kundërshtuar Kur’anin, Sunnetin dhe Ixhmain (koncenzusin).
 

Thotë Allahu i Lartësuar:
 
..."Kush nuk i beson All-llahut, engjëjve të Tij, librave të Tij, të dëguarve të Tij dhe botës tjetër, ai ka humbur tepër larg".(En-Nisa’-136)

Lexuar: 1145 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 07-March-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |