Sot është - E Enjëte | Data: 25-April-2024 | Ora: 01:19
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Mënyra e besimit në melekë


Mënyra e besimit në melekë:
 
 
Besimi në melekë ka aspektin e përgjithshëm dhe të detalizuar. Besimi në melekë në aspektin e përgjithshme i përmban disa çështje, e prej tyre:
 
 
E para: Pranimi i ekzistimit të tyre, se ata janë krijesa nga krijesat e Allahut, i ka krijuar Allahu për ta adhuruar Atë. Ekzistenca e tyre është reale, nëse ne nuk i shohim nuk do të thotë kjo se ato nuk ekzistojnë. Sa e sa prej krijesave të imëta në gjithësi nuk i shohim, po ato në realitet ekzistojnë.
 
 
I Dërguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e ka parë Xhibrilin
në formën e tij të vërtetë dy herë. Disa shokë të të Dërguarit i kanë parë disa melekë të personifikuar në trup njeriu.
 
 
Transmeton Imam Ahmedi në (librin e tij) Musned, nga Abdullah ibën Mes’udi radijall-llahu anhu, i cili ka thënë: "E ka parë i Dërguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, Xhibrilin, në pamjen e tij, e i kishte
700 krahë, e secili prej krahëve e mbulonte horizontin”.
 
 
Është vërtetuar në hadithin e njohur të Xhibrilit, hadith që e ka transmetuar Muslimi, se Xhibrili alejhis selam, ka ardhur në formën e një njeriut me tesha shumë të bardha, me flokë shumë të zeza, që nuk dalloheshin në të gjurmët e udhëtimit, e nuk e njihte askush prej sahabeve.
 

E dyta: Caktimi i tyre në shkallën të cilën ju ka caktuar Allahu, e ata janë robër të Zotit e të komanduar (nga Ai), i nderoi Allahu dhe e ngriti pozitën e tyre duke i afruar pranë Tij, e prej tyre ka që u dërguan me shpallje e punë tjera, e mundësitë e tyre janë vetëm ato të cilat ju mundësoi Allahu.
 
 
Me gjithë këtë ata nuk e kanë në dorë, as për vete e as për të tjerët dëmin apo dobinë, përveç asaj që u cakton Allahu. Për këtë nuk lejohet që atyre t’u bëhet ndonjë lloj adhurimi, e lere më të ju përshkruhen atyre cilësi hyjnore, ashtu si pretendojnë kristianët
për Shpirtin e Shenjtë alejhis selam.


Thotë Allahu i Lartësuar: 
 
 
"E ata thanë: "I Gjithëmëshirshmi ka fëmijë!” Larg saj qoftë madhëria e Tij! Ja, ata janë robër të ndershëm!" (El Enbija-26).
 
 
"Që nuk flasin para Tij, ata veprojnë me urdhrin e Tij". (El Enbija-"27).

.."që nuk e kundërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar". (Et Tahrim-6).


Kjo pjesë e imanit është e obliguar për çdo mysliman e myslimane, janë të obliguar ta mësojnë dhe ta besojnë, e askush nuk arsyetohet për mosdijen e tij. Besimi në melekë në aspektin e detalizuar i përmban disa çështje, e prej tyre:
 

E para: Materia e krijimit të tyre.

E dyta: Numri i melekëve.

E treta: Emrat e melekëve.

E katërta: Cilësitë e melekëve.

E pesta: Punët e melekëve.

E gjashta: Obligimet e njerëzve ndaj melekëve

Lexuar: 677 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 07-March-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |