Sot është - E Dielë | Data: 19-Nëntor-2017 | Ora: 02:15
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Mënyra e besimit në libra


Mënyra e besimit në libra.
 
 
Besimi në libra ka aspektin e përgjithshëm dhe aspektin e detalizuar. Në aspektin e përgjithshëm besimi në libra është të besosh se Allahu ka zbritur libra te të Dërguarit e Tij, paqja e shpëtimi qoftë mbi ta.
 
 
Në aspektin e detalizuar besimi në libra është të besosh librat që i emërtoi Allahu në Kur’anin Fisnik, e mësuam se ata janë Kur’ani, Tevrati, Zeburi, Inxhili, fletushkat (suhufet) e Ibrahimit dhe Musës. Të besosh se Allahu ka edhe libra tjerë që i ka zbritur te të Dërguarit e Tij, e nuk i din emrat e as numrin e tyre askush përveç Atij që i ka zbritur,i Madhëruar
e i Lartësuar qoftë.
 
 
Gjithë këta libra kanë ardhur që ta vërtetojnë Tevhidin (Njësinë) e Allahut, veçimin e Tij në adhurim, që ta vërtetojnë punën e mirë, ndalimin nga shirku dhe shkatërrimin në Tokë. Esenca e Thirrjes së të Dërguarve është një, por kanë dallim në ligje e rregulla.
 
 
Besimi në libra është pranim i zbritjes së tyre te të Dërguarit e mëparshëm, e besimi në Kur’anin është pranim i tij dhe pasim i asaj që gjendet në të.
 
Thotë Allahu i Lartësuar:
 
 
"I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të tij, e ashtu edhe besimtarët. Secili i besoi All-llahut, engjëjve të Tij, shpalljeve të Tij, të dërguarve të Tij. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij,..".(El-Bekare-285)
 
 
"Përvetësoni atë që ju është zbritur nga Zoti juaj, e mos zini miq (përkrahës) pos Tij. Pak është ajo që po merrni përvojë.(El-A’raf-3)
 
 
Kur’ani veçohet nga librat e mëparshëm në disa çështje:
 
1.Ai është mrekulli në tekstin dhe domethënien e tij,në realitetet kosmologjike e shkencore që janë në të.
 
 
2.Ai është libri i fundit qiellor, me të u përfundua zbritja e librave, ashtu siç u ndërpre Pejgamberia me të Dërguarin tonë Muhammedin
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
 
3.Allahu e mori përsipër ruajtjen e tij prej çdo shtrembërimi apo ndryshimi. Përkundrazi librat tjerë u shtrembëruan dhe u ndryshuan.

4.Ai është vërtetues i librave që janë para tij.
 

5.Ai është anulues i të gjithë librave të mëparshëm (Anulues i rregullave-
 dhe ligjeve që gjinden në ta, e jo mohues i tyre.)
 

Thotë Allahu i Lartësuar:
 
 
..."Ai (Kur'ani) nuk është bisedë e trilluar, por vërtetues i asaj që ishte më parë (librave të shenjtë) dhe sqarues i çdo sendi, e edhe udhërrëfyes e mëshirë për një popull që beson". (Jusuf-111).

Lexuar: 575 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 08-Marsë-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |