Sot është - E Merkurë | Data: 08-May-2024 | Ora: 05:51
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Pranimi i lajmeve të librave të mëparshëm


Pranimi i lajmeve të librave të mëparshëm
 
 
Jemi të bindur se lajmet të cilat ju ka shpallur Allahu, të Dërguarve të Vet në librat e mëparshëm, janë të vërteta pa farë dyshimi në to.
 
 
Kjo nuk don të thotë që të pranojmë atë që gjendet në librat që i kanë sot Ehli Kitabi(Jehuditë dhe kristianët), se ata janë shtrembëruar e ndryshuar e nuk kanë mbetur në origjinalitetin në të cilin i ka zbritur Allahu te të Dërguarit e Tij alejhimus salatu ves selam.
 
Ajo që e dimë sigurt nga ata libra është ajo që na ka lajmëruar Allahu në
Librin e Tij (Kur’anin) ku thotë:
 
 
36. Apo nuk është informuar me atë që është në fletushkat e Musait.
37. Dhe të Ibrahimit, që gjithnjë i plotësoi obligimet
38. (Që në to shkruan) Se askush nuk e bartë barrën e (mëkatit) tjetrit.
39. Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar.
40. Dhe se mundi i tij më vonë (ditën e gjykimit) do të shihet.
41. Pastaj ai shpërblehet me shpërblimin më të plotë.

(En-Nexhm-36,37,38,39,40,41.)
 
 
16. Po ju po i jepni përparësi jetës së kësaj bote,
17. E dihet se jeta e botës tjetër është më e dobishme dhe e përjetshme.
18. Vërtet, kjo (këshillë) gjendej edhe në broshurat e para:
19. Në broshurat e Ibrahimit dhe të Musait.(El A’la-16-17-18-19.)

 
Sa ju përket rregullave të tyre: Ato që gjenden në Kur’an jemi të obliguar t’ju nënshtrohemi, në dallim prej atyre që gjenden në librat e mëparshëm, së pari shikojmë se mos janë në kundërshtim me ligjin tonë, (e nëse janë) nuk punojmë me to, jo se janë të kota, por se janë të vërteta për kohën e tyre e ne nuk jemi të obliguar me ato ligje, se janë anuluar me ligjin tonë. E nëse përkojnë me ligjin tonë, atëherë janë të vërteta dhe ligji ynë e argumenton saktësinë e tyre.

Lexuar: 1521 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 08-March-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |